Home KRYESORE Nuk e braktis dot Lulzim Bashen, sepse nuk braktis dot veten time!

Nuk e braktis dot Lulzim Bashen, sepse nuk braktis dot veten time!

Nga Arian Galdini

Dje isha Kryetar i nje Partie. Sot nuk jam me. Asgje nuk ka ndodhur. Nuk u prish qielli, nuk rane yjet ne liqenin artficial te Tiranes, e as mbeti Lulzim Basha vetem. Partia qe une drejtoja deri dje, vazhdon te jete ne krah te Lulzim Bashes edhe tani qe ka nje Kryetar te ri. Une vazhdoj te jem ne krah te Lulzim Bashes edhe pse nuk jam me Kryetar i LDE. Gjithcka qe ka ndodhur dje, eshte nje normalitet demokratik brenda nje organizate jo edhe aq te madhe, e cila ka vendosur te funksionoje me parime te cilat i beson dhe zbaton. Edhe kur keto parime me striktesine e tyre e fusin organizaten ne nje ngushtice ku gjasat jane qe ta cojne drejt nje vendim-marrjeje te nxituar a me keq akoma, te gabuar, ia vlen barra qerane. Eshte fantastike kur nje komunitet i vogel politik, ia del mbane te ndertoje nje oaz te se mires, ku ajo cka ky komunitet beson, edhe jetohet, edhe ushtrohet, edhe zbatohet me perpikmeri. Arian Galdini, si gjithe njerezit qe kane guxuar te bejne politike a me tej akoma, te krijojne Parti Politike, ishte ne nje dileme te forte deri dje. Se pari, politika dhe partia politike ne Shqiperi perceptohen si marifeti dhe placka.

Me politike ecet perpara, me parti behet placke. Kush meret me politike pritet e kuptohet nga kushdo perrreth si nje pelivan qe do me kap ndonje gje. Kush ben parti, ia ka dale te beje banden e vete te vogel me te cilen mund te vere gjoba e zere ndonje cope gjekundi. Kaq e gjithepranuar eshte bere kjo ndjesi e kuptueshmeri, saqe edhe kur ka njerez te cilet e shohin politiken si sherbese publike dhe partine si nje instrument per te krijuar vlere publike, keta duken te pabesueshem, mashtrues, delirante ose gjithefare ligemertimi.

Pritet nga njerezit qe jane ne politike e qe kane parti, qe keta te bejne gjithcka per te ecur perpara, te puthin prapanica, te perkulin belin derisa tu arrije gjuha tek kepucet e te fuqishmeve, te binden verberisht, te zhbejne integritetin dhe asgjesojne dinjitetin, e mbi te gjitha te mashtrojne, shantazhojne, implikohen, me kedo e ngado, mjafton qe te kapin ndonje gje. Pritet nga keta qe kurre te mos i leshojne gjerat qe kane, e gjithmone te kerkojne dicka me teper. Ja keshtu. Ky eshte modeli, kjo eshte dijenia e pergjithshme per kete race qe ne e njohim si raca e politikaneve dhe kryetareve te partive politike ne Shqiperi. Politikanet shqiptare kurre nuk hapin rruge, kurre nuk dorehiqen, kurre nuk e leshojne partine apo ofiqin qe kane. Madje, jemi i vetmi vend qe ne 27 vjet, nuk kemi mundur dot te ndryshojme as elitat dhe drejtuesit e partive te medha e as te partive te vogla, as te partive parlamentare, e as te partive joparlamentare. Jemi i vetmi vend ku behen tryeza me parti te vogla parlamentare e joparlamentare, qe kane vite te tera qe mbajne nga nje vule ne xhep e rendin nga zyra ne zyre, nga koalicioni ne koalicion, nga zvarritja ne zvarritje, me shpresen e kerkesen per te kapur ndonje gje. Kete menyre, kete model, kete rruge, Arian Galdini dhe LDE as e duan, as e pranojne, e as kane ndermend ta jetesojne brenda komunitetit politik qe kane krijuar. Ky komunitet politik qe quhet LDE, kjo parti politke, ka ardhur ne skene dhe ekziston, sepse nuk aspiron te sjelle ndryshimin, por synon e qendron qe te jete vete ndryshimi.

Arian Galdini nuk e krijoi LDE, per te krijuar ndonje bande plackitese apo ndonje instrument per te kapur ndonje gje per vete. Kurre nuk ka pasur nevoje per kete, sepse asnjehere nuk e ka siguruar jetesen as nga partite, as nga politika e as nga shteti. Jeten e tij e ka siguruar si Pedagog ne Universitet, me ndershmeri, integritet dhe zotesi. Edhe zerin publik, nuk e ka fituar si porcion sherbese a shperblese politike a partiake, por vec me merite, krejt vetanak dhe me shume mund e sakrifica. Kesisoj, LDE erdhi si nje krijese qe objektiv paresor kishte krijimin e nje komuniteti politik qe vepron cka flet dhe jeton cka beson, me shembull personal dhe vetem me shembull personal. Ne nje komunitet te tille, kur nje shumice aktive sic eshte Kryesia e LDE, kerkon doreheqjen e Kryetarit, qofte ky edhe Kryetari themelues, me te drejte apo pa te drejte, me arsyetim korrekt ose jo, i takon ketij Kryetari qe te deshmoje se ai si nismetari dhe vizionprojektuesi i kesaj Partie, i beson idete dhe parimet mbi te cilat eshte ngritur ky komunitet politik. Me kane thene se nuk jepet doreheqja para zgjedhjeve. Me thane se kjo nuk eshte demokraci, por tepri. Me thane shume gjera. Por une e gjykova, se gabim apo jo, e drejte apo e padrejte, eshte tejet e rendesishme per mua dhe LDE, qe une te jap vete i pari shembullin personal se sa vertetesisht besoj tek idete dhe parimet mbi te cilat eshte themeluar LDE. Mund edhe te mos e kisha dhene doreheqjen. Punet personale i kisha shume mire. Isha Kryetar i nje Partie qe kishte fituar nje rol specifik ne Koalicionin Opozitar.

Miqesia ime e kahershme me Lulzim Bashen ishte garanci e nje rruge te sigurte e me pritshmeri te mbara per mua. Lulzim Basha eshte treguar teresisht korrekt dhe fjalembajtes me mua dhe LDE. Kontraktualiteti dhe bashkepunimi im si Kryetar i LDE me Lulzim Bashen ishte ne gjendjen me optimale te mundshme. Po te mos jepja doreheqjen, ishte e sigurte se heret a vone, gjera te mira do vinin per mua. Ndonje gje do e kapja edhe une… Por jo. Nuk ishte, nuk eshte kjo, ajo cka une dua e kerkoj. Sikurse e kam perseritur parreshtur, une nuk kam nevoje as per LDE, as per PD, as per Lulzim Bashen e as per askend qe te siguroj jeten time e te mirat e mia. Jam bir ish-ushtaraku, e prinderit e mij me kane rritur e mekuar me mendesine se une duhet ti meritoj gjerat qe arrij, e duhet ti arrij vec me zotesi, aftesi, talent, ndershmeri, integritet dhe miresi e dinjitet. Prandaj, doreheqja ime ka natyralitet e me qendron mire mua, per cka une jam si person, si karakter, si formim personal, por edhe si nismetar i nje komuniteti politik ndryshimi. Une e dhashe doreheqjen sepse nuk dua me kap ndonje gje. E dhashe doreheqjen sepse nuk kam nevoje per te qene Kryetar Partie per te qene ky qe jam. E dhashe doreheqjen sepse dua shume qe LDE te jete Partia e Lire dhe e Drejte per te gjithe anetaret e ketij komuniteti politik. E dhashe doreheqjen sepse jam i dashuruar dhe apasionuar me shendetin moral dhe shembulldhenes te ketij komuniteti politik qe quhet LDE.

Nuk ka lidhje doreheqja ime me Lulzim Bashen. Doreheqja ime ka lidhje vec me LDE. E dua shume LDE, prandaj edhe e lashe te lire. Sa per marredhenien time me Luzlim Bashen, them se kushdo qe ngre iluzione apo aludime e pandehma mbi largimin tim prej tij, gabon rende. Prej vitesh me Lulzim Bashen me lidh nje miqesi e dlire. Prej 1 qershorit 2016, me Lulzim Bashen me lidh nje bashkeudhetim politik. Kurre ne jeten time nuk kam prishur e as thyer asnje kontrate a marreveshje. Prej 18 shkurtit 2017 me Lulzim Bashen me lidh qendresa jone e perbashket opozitare dhe qytetare per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Une nuk largohem dot nga Lulzim Basha, pikerisht tani qe Lulzim Basha ka zbritur ne sheshin e qendreses opozitare dhe qytetare. Kjo eshte ajo cka une kam dashur e kerkuar qe diten e pare qe erdhi ne Pushtet kjo Shumice e Kriminalizuar dhe Kanabisizuar e Mafias Estetike. Me te vertete e vendosmerisht po riperseris ketu, se mua nuk me lidh asnje interes personal me Lulzim Bashen. Nuk kemi bere asnje pazar ne te dy. Nuk i kam kerkuar asgje, e nuk me ka ofruar asgje. As po qendroj ne krah te tij, sepse po pres te kap ndonje gje prej tij. Madje e kam deklaruar dhe po e rideklaroj, se edhe nese me ofrohet ndonje hapesire, mundesi apo rruge kandidimi apo perfitimi nga PD, une nuk do ta pranoj. E qeruar kjo ceshtje, dua te kthjelloj qendrimin tim te vendosur. Qe prej 18 shkurtit 2017, une besoj tek kjo qendrese opozitare dhe qytetare qe po drejton Lulzim Basha. Besoj edhe se rezistenca eshte i vetmi shteg drejt fitores.

Lulzim Basha ma ka mbushur mendjen se eshte mendjendare ne kete qendrese. Perderisa ai eshte mendjendare ne qendrese, si mund te largohem une nga qendresa, kur une kam mbi 3 vjet e gjysem, ne qendrese. Ne fakt une kam 27 vjet ne qendrese. Me doreheqjen time, nuk mbaroi qendresa ime, as u largova une, as braktisa une ndonje beteje apo ndokend. Perkunderazi. LDE ka nje Kryetar te ri. LDE ka nje shendet moral te perkryer. LDE ka dhene nje model te pandodhur me pare ne Shqiperi. LDE eshte ne sheshin e qendreses opozitare ne krah te Lulzim Bashes dhe PD. Ndersa une jam ai qe kam qene. Jam mendjendare per qendrese dhe perballje finale me Qeverisjen e Mafias Estetike, derisa ta rrezojme. Jam me shume ne krah te Lulzim Bashes sot si jokryetar i LDE sesa dje. Jam ne krah te Lulzim Bashes jo si aleat, por si mendjendare per ti shkuar deri ne fund kesaj qendrese opozitare. Derisa ti rrezojme keta Bij te Shejtanit qe vetequhen Rilindje.

Share: