Home KRYESORE PD nxjer skemen e saj: Nëse Rama hyn në zyrë pas 18...

PD nxjer skemen e saj: Nëse Rama hyn në zyrë pas 18 qershorit… me zgjedhje te shtyra pas qeverise Rama!?

Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin Rama që të mos guxojë të hyjë në zyrë pas 18 qershorit nëse nuk do të ketë zgjedhje pasi reagimi i opozitës do të jetë shumë i fortë!

Deklaratën e bëri sot nga Çadra e Lirisë dhe protestës, kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, i cili foli me tone shumë të ashpra.

“Nëse ai do guxojë pas 18 qershorit pa pasur mandatin e shqiptarëve të hyjë në zyrën që nuk i takon më, se si do ta tërheqim pas flokësh apo pas ndonjë gjë tjetër…kjo pak rëndësi ka”, tha Paloka gjatë fjalës së tij.

Ai komentoi gjithashtu idenë që po qarkullon prej ditës së djeshme se nëse PD-ja nuk do të çojë sot emrat e anëtarëve të komisionit të Vettingut, vendin e saj do ta zërë PDIU-ja.

“Ky do ishte fundi. Do vërtetonte atë që kemi kohë që e themi. Rama si një Putin i vogël sepse ai kërkon të emërojë opozitën. Ky do të ishte fundi për të dhe për ata që ka rrotull”, theksoi më tej kreu i grupit të PD-së.

I pyetur për përgjegjësitë e Ilir Metës në këtë situatë, Paloka tha se “E kam fjalën për këtë qeveri për maxhorancën. Ne nuk i kemi ndarë ndonjëherë. LSI mund të bëjë deklarimet e herëpashershme kundër pjesës tjetër të qeverisë, qeveria qëndron në këmbë me votat e LSI”.

Mesa kuptohet duket se Opozita eshte e pergatitur per te shtyre zgjedhjet pas datës 18 qershor dhe me qeveri tjetër nga kjo e Edi Rames te shkohet ne zgjedhje! Sigurisht kjo duke te jete skema e Opozites dhe duhet pare si do reagoje shumica qeverisese PS, LSI PDIU…

Share: