Në “Çadrën e Lirisë” kur po zhvillohej protesta e opozitës sot, mori pjesë edhe një përfaqësues i Partisë Republikane në SHBA, dmth partisë së Trump.
Jason Emert, kryetar i Bashkimit të Forumeve Rinore të partive të Djathta si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor Republikan në SHBA sot vizitoi protesten e opozites.
“Unë do vij t’ju tregoj mbështetjen sot këtu. Ju e dini që ka patur disa ndryshime në Uashington. PR e presidentit Trump është shumë e gëzuar ta thotë këtë gjë: Ne kemi premtuar do ta bëjmë Amerikën të madhe dhe i mbeshtesim të gjithë vendet anembanë botës që duan t’i bëjnë vendet e tyre të mëdhenj.
Mund t’ju them ju nuk i meritoni këto. Asnjë vend nuk meriton të drejtohet nga banda të organizuara dhe banda horrash. Në SHBA, si në çdo vend të lirë ne mbështesim të drejtën e njerëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Unë jam këtu jo vetëm për të mbështetur lëvizjen tuaj por edhe për të përcjellë mesazhin që lideri Basha do jetë kryeminsitri i ardhshëm i Shqiperisë”, tha Emert.
Pas fjalës së republikanit, kreu i opozitës tha që mbështetja ndërkombëtare nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot.