Home KRYESORE Presidenti Ivanov, ky percares i rrezikshem

Presidenti Ivanov, ky percares i rrezikshem

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

Presidenti Ivanov u shfaq me nje dalje publike, ku shpalosi qendrimin e tij plot paragjykime dhe insinuata, kunder Zaevit, koalicionit dhe programit te tij me platformen shqiptare.

Ivanov e quajti platformen shqiptare projekt per nje shtet tjeter, e konsideroi ate si antikushtetuese dhe kunder Marreveshjes se Ohrit. Ne menyre direkte e konsideroi kete platforme si shkateruese per Maqedonine. Ndersa ne menyre indirekte akuzoi Shqiperine, duke theksuar se platforma shqiptare eshte projekt i ofruar nga “kryeministri i nje shteti tjeter”, aludim ky kunder Kryeministrit te Shqiperise.

Me kete deklarate Presidenti Ivanov don te bllokoje krijimin e qeverise se re te Zaevit me faktore shqiptare. Ai synon te rifuse vendin ne krize politike per te shkuar ne zgjedhje te tjera me qellim rikthimin e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE ne pushtet.

Ky qendrim eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se Maqedonise, e cila percakton menyren e konstituimit te parlamentit, krijimit krijimit te qeverise pas zgjedhjeve si dhe ngarkon Parlamentin dhe qeverine si organe kushtetuese sovrane dhe legjitime per hartimin e politikave dhe implimentimin e tyre.

Ivanovi shkel me njeren kembe kushtetuten e Maqedonise, frymen e saj demokratike dhe multietnike nisur nga filozofia e tij fanatike-nacionaliste maqedone. Ai percane spektrin politik Maqedon si dhe rrenon marredheniet shqiptaro-maqedone, duke u bere faktor percares politik dhe nderetnik dhe jo perfaqesues i unitetit te brendshem.

Ivanov akuzon platformen shqiptare si anti Marreveshjes se Ohrit, fuke u alarmuar sidomos per zyrtarizimin ne nivel shteteror te gjuhes shqipe. Ne fakt platforma shqiptare nuk ka as fryme dhe germa kunder Marreveshjes Kuader te Ohrit. Platforma shqiptare nuk eshte kurrgje tjeter vecse nje ri-kujtim i detyrimeve te paplotesuara qe burojne nga Marreveshja Kuader e Ohrit.

Presidenti Ivanov duke sulmuar platformen shqiptate ne fakt shkel me kemben tjeter Marreveshjen Kuader te Ohrit, si nje akt juridik detyrues per Maqedonine, madje edhe si detyrim te saj perkundrejt BE.

Duke shkelur me njeren kembe Kushtetuten e vendit dhe me kemben tjeter Marreveshjen Kuader te Ohrit Presidenti Ivanov doli me ne fund haptazi si nje faktor percares politik dhe nderetnik ne Maqedoni.

Eshte qartesisht e dukshme qe Ivanov perfaqeson interesa te ngushta fanatiko-nacionaliste Maqedone dhe eshte teresisht instrument i Gruevskit dhe grupeve anti-shqiptare.

Ivanovi po nxit frike, urrejtje dhe armiqesi mbi dy komuniteteve me te medha shtetformuese, Maqedone dhe Shqiptare, pa bashkejetesen dhe bashkepunimin e te cileve nuk mund te kete shtet Maqedon. Duke provokuar fobite Maqedone-Shqiptare, Ivanov po e shpie vendin drejt situatave perpara vitit 2001.

Ivanov po luan karten e nacionalizmit dhe te populizmit, duke akuzuar Zaevin dhe alternativen e tij qytetare Evropiane si kercenim per fatet e Maqedoneve. Me kete loje Ivanov synon te mobilizoje faktoret fanatike, radikale, te dhunshem, korruptive dhe kriminal ne vend perkunder demokracise dhe frymes Euro-Atlantike te NATO dhe BE. Gjeopolitikisht Ivanov eshte rreshtuar si kadet Rus ne Ballkanin Perendimore.

Me deklarimet, qendrimet, sjelljet dhe veprimet e tij, Presidenti Ivanov deshmohet qartazi qe eshte shkeles i Kushtetutes, injorues i Marreveshjes Kuader te Ohrit si dhe mbeshtetes i vendosur i gjeopolitikave pro Ruse dhe kunder BE, NATO dhe ShBA.

Nuk ka dyshim se Ivanov eshte edhe pjese e rrjeteve me te korruptuara dhe te inkriminuara bashkepunetore te Gruevskit dhe klanit te tij. Heret ose vone edhe Ivanov do te perballet me drejtesine per veprimtarine e tij.

Share: