Home KRYESORE Prindërim me rregulla.Apo liri pafund…

Prindërim me rregulla.Apo liri pafund…

Nga Xhoi Jakaj

Disa sjellje të prindërve konsiderohen të rrëzikshme sepse imituesit më të mirë janë adoleshentet

• Socializo adoleshentin në vende ku ka fëmijë tjerë jepi kohë ,e mundësi tw dwfrehet
• Eduko adoleshentin të presë në radhë dhe ti shkëmbejë idetw me të tjerët
• Kritikoje nëse adoleshenti sillet në mënyrë agresive apo i ngacmon të tjerët
• Mësoje adoleshentin të shprehë me fjalë atë që ndjen ndaj tjetrit
• Imponoji respekt dhe dashuri në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët

1. Pothuajse pjesa më e madhe e prindërve duhanpirës rrisin fëmijë me dëshira për duhanin.Shmangia e këtij elementi do të ishtë gjeniale në rritjen e një adoleshenti.

2. Grindjet e partnerëve në mënyrë të vazhdueshme në sy të adoleshentit rrisin fëmijë të dhunshëm.

3. Një prind duhet të jetë i ndërgjegjshëm që në rritjen e fëmijës së tij nuk mund të parandalojë gjithcka.Duhet të bëhemi udherrëfyes të mirë në rrugën e tyre,por shpesh të pranojmë edhe gabimet e dështimeve dhe zgjidhjen e këtyre situatave ta analizojmë me gjakftohtësi duke u sugjeruar atyre metoda të ndryshme që shmangin dështimet e mundshme të iniciativave të tyre.

4. Nëse fëmija juaj është përballur me një rrezik apo gabim në shkollë,dëgjoni me qetësi si kanë rrjedhur ngjarjet dhe ndërmerrni masat e duhura duke shmangur konfliktin me mësuesit,pasi kjo është forma më e mirë për të pasur dialog të frytshëm.

5. Asnjehere mos e lendo rwndw,se rikthimi I dialogut me adoleshentin do jetw I vwshtirw
6. Nëqoftëse shkolla është kthyer në një makth për fëmijën tuaj dhe prindi është i pafuqishëm për të ndërhyrë,atëherë është e udhës të kërkoni ndihmë të një specialist ose persona të kualifikuar.

7. Mos lejoni internet ne orwt e vona nw dhomwn e adoleshentit

8. Nuk duhet tw keni frikw nga rregullat por vendosini ato ne consensus tw plotw me adoleshentin

9. Mos ndwrhyni vetwm njw-here se nuk ka vlere ne vendosjen e rregullave,ndwrhyrjet e duhura i kanw rrwnjwt nw marrdhwniet qw dy prindwrit kanw ndwrtuar me femijwn e tyre qw nw momentet e para tw jetws

10. Nuk behesh dot njw prind autoritar krejt papritur,nwse vite me radhw nuk ke ushtruar detyrwn twnde nw familje.

Prindërimi në kur jetojmë në botën e internetit,pedofilisë dhe zhvillimeve të vrullshme të dhunës në aspekte të ndryshme ndaj adoleshentëve si kategoria më pak e mbrojtur dhe më shumë e ekspozuar për shkak të brishtësisë dhe pafajësisë së moshës

Pavarësisht faktit se adoleshentët zotërojnë aftësi për përdorimin e teknologjisë moderne, është më mirë të vazhdosh të mësosh adoleshentin sa të mundesh me lojëra në grup dhe t’i mbushësh kohën me sport dhe art sesa ta lejosh të merret me lojëra elektonike.

Prindërit duhet të veprojnë si udhërrëfyes për t’i mësuar më shumë rreth botës, veçanërisht me rrjetet sociale, si mjetin e tyre më të favorizuar dhe më të përdorur si dhe për t’I paraprirë rrezikut që i kanoset aty.

Nëse adoleshenti tregon interes, prindërit duhet ta udhëzojnë në rrjetin social, ku nga ata pritet që t’i kushtojnë vëmendje maksimale për sigurinë e përmbajtjes që fëmija ndjek në internet. Prandaj, roli i prindërve është i pamohueshëm dhe celësi i suksesit për ta bërë atë njeri më të mirë për jetën.

Kur prindërve nuk iu pëlqejne ato gjërat që fëmija bën në rrjetet sociale, është më mirë që menjëherë t’iu propozojnë aktivitete tjera si dhe përmbajtje më të dobishme si psh të pikturojë,të shkruajë vjersha,të shkruajë një letër ku të shprehë problemet që e shqetësojnë,të luajë me vëllain ose motrën më të vogël etj

Shume adoleshente shpenzojne kohe duke eksploruar materiale me permbajtje pornografike,pa e kuptuar mire se sa rrezikohen nga element te shumwllojshwm qe nuk janw fare pwr moshen e tyre,por qw rrjetet online I ofrojne ne pa asnjw lloj sigurie.

Shpesh në shkollë mësuesit ju kërkojnë punime të ndryshme ose projekte që kanë lidhje me internetin,por prindërit duhet të vendosin kontroll mbi parametrat e ndryshëm të sigurisë online dhe ta ndihmojnë në nxjerrjen e materialit pa u ekspozuar ai vetë në internet,sepse shpesh aadoleshentët duke u justifikuar me projektet e shkollës krijojnë ura lidhëse me botën online pasi ata nuk janë koshientë për rrezikun që shfaqet virtualisht,edhe nëse ndodh që prindër me koncepte evolutive në kohë dhe bashkëkohorë për t’i lejuar të kenë një faqe të tyre në rrjetet sociale,ajo automatikisht duhet të kontrollohet nga prindërit

Është koha e duhur që prindërit t’i mësojnë adoleshentëve se nuk duhet të pranojnë lloj-lloj miqësie apo shoku në profilin e tyre online dhe se ekspozimi i fotove të tepërta si dhe atyre intime nuk duhet të jenë në dispozicion të rrjeteve sociale.

Të gjitha këto rregulla duhet të krijohen së bashku me adoleshentin në mënyrë që ai/ajo të fitojë përshtypjen se edhe ata kontribuojnë në krijimin e këtyre rregullave dhe që vet i besojnë ato që prindërit ua sugjerojnë atyre, fëmijët padyshim në këtë rast janë më të predispozuar t’i dëgjojnë prindërit e tyre nëse ata dinë t’i fitojnë besimin.

Prindi si model ne komunikim e rregulla te bashkerenduara me adoleshentin

Është e rëndësishme që prindërit të tregojnë se edhe ata dinë të respektojnë rregulla të caktuara para fëmijës së tyre në mënyrë të tillë që të tregojnë edhe shembullin pozitiv.

Si model i sjelljes, prindi duhet të demonstrojë tolerancë për gabimet e fëmijës. Në vend të kritikave të ashpra është më mirë të gjesh zgjidhje të problemit, kështu që sa herë ndodh ndonjë gabim, prindi duhet ta riparojë sa më shpejtë me ndihmën e fëmijës dhe të dy në partneritet të ndërtojnë komunikim dhe dialog të vazhdueshëm e suksesi do të bëhet pjesë e punës së prindërve në rritjen dhe edukimin e paraadoleshentëve.

Prindër të moderuar, por edhe fëmijë të tillë!

Shpesh në kohërat moderne dimë që ka shumë prindër të ashtuquajtur modern që i lejojnë fëmijët e tyre në adoleshencë për shkak të ngarkesave të tyre me jetën intelektuale,ose ngarkesat në biznes,të jenë pjesë e rrjeteve online,kur adoleshentët i lënë të lirë në ambjetet e shtëpisë me orë të tëra,ata kanë tendencë të kyçen në botën e rrjeteve sociale,prandaj prindërit shpeshherë bëhen palë me fëmijët duke i mbështur në një vendim të tillë për të pasur shok ose shoqe online. Fëmijë të tillë nuk preferojnë shumë takime apo bashkëpunime me moshatarët e tyre,por lidhen shumë me rrjetet online.Në këtë rast edhe këta prindër të moderuar duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Nëse prindi nuhat postime të fëmijës së tij jashtë parametrave të moshës,e ndaj ai duhet ta paralajmërojë në email apo chat personat me të cilët adoleshenti ka komunikim që të mos vazhdojë nxitja dhe interesimi i palës tjetër ose nëqoftëse ai ka kaluar masën dhe ju jeni të shqetësuar me ndonjë postim të veçantë, atëherë duhet drejtpërdrejtë të bisedoni me fëmijën tuaj në mënyrën më bashkëkohore të mundshme ashtu sikurse ti ke ndërtuar dialogun me të.

Interneti është një e keqe e domosdoshme, qe po zëvendëson botën reale

Teknologjia është kthyer në një domosdoshmëri në botën e sotme. Me përdorimin e sigurtë është e rëndësishme që miqësia online nuk duhet të jetë zëvendësues i kontakteve reale me miqtë tuaj.

Prindërit duhet të kalojnë sa më shumë kohë me adoleshentët,t’i mësojnë ata me jetën sociale dhe me lojëra të ndryshme si dhe elementë të rëndësishëm për jetën e tyre,por në mënyrë sa më cilësore. Ata duhet t’u mësojnë se sa pozitive mund të jetë përdorimi i drejtë i këtyre rrjeteve,por gjithnjë e alternuar me lojëraa të moshës së tyre pa kaluar në varësi dhe dëmtuar jetën e fëmijëve duke filluar që nga dëmtimi I syve dhe kequshqyerja për shkak të tërheqjes që kanë ata në botën virtuale.

received_10206661416732719Prinderit duhet të jenë të përgatitur gjithmonë sepse me gjithë kontrollin e mundshëm, adoleshentët mund të fshehin disa mesazhe apo gjëra të tjera, madje mund të krijojnë më shumë profile në Facebook me emra të rremë dhe ka gjasa që prindi të mos arrijë t’i kuptojë.Këshilla më e mirë për ju është të jeni vigjilent në mënyrë të vazhdueshme.

Xhoi Jakaj doktoreshe shkrncash dhe botuese librash per adoleshencen dhe paraadoleshencen

Share: