Home KRYESORE Prokuroria gati të arrestojë një deputet të famshëm dhe të pasur?

Prokuroria gati të arrestojë një deputet të famshëm dhe të pasur?

Nga 360grade.al

Prokuroria e Përgjithshme po vazhdon punën me intensitet për dokumentin e dosjes së çdo deputeti me rekorde kriminale apo më dënime të dhëna ndër vite në Shqipëri dhe jashtë shtetit.

Pas dosjes për Armando Prengën mësohet se Prokuroria më në fund ka dosjen e një “supër deputeti” të pasur për të cilin ka mbërritur përgjigja nga jashtë shteti prej një shteti, ku personi në fjalë ka kryer aktivitet kriminal.

Ky është “peshku i madh” që tregojnë burime të rezervuara nga organi i akzuës, i cili pritet të “piqet” në furrën e dekriminalizimit. Nuk jepet saktësisht kur e dorëzojnë në KQZ dosjen e tij, por dihet se me këtë deputet që ka shumë rëndësi për një kryetar partie politike parlamentare, rrëzohet slogani i politikanit të mazhorancës për reformën në drejtësi. Prokuroria ka muaj që punonte me homologët e saj derisa dosja mbërriti dhe mbahet shumë sekret në zyrën e Kryeprokurorit të Shqipërisë.

Share: