Home KRYESORE Kauza Çame kundrejt partive politike te çameve!

Kauza Çame kundrejt partive politike te çameve!

Nga Artur Nura

Personalisht Kauzën Çame e kam pare si instrument i cili nuk mund te realizohet pa pushtetin e duhur politik nëpërmjet te cilit mund te kërkohet zbatimi I standardeve ndërkombëtare te te drejtave themelore te njeriut edhe për te drejtat e tyre te mohuara prej shume vitesh; e drejta e kthimit ne trojet e tyre nga ku u larguan me force, te drejtën e pakicës etnike, te drejtën e gjuhës dhe konservimit te kulturës kombëtare te origjinës. Standarde këto themelore ne Europen Perëndimore Politike ku, shumica absolute e shqiptareve, këtej dhe andej Kufirit te Shqipërisë, dëshiron te jete pjese e barabarte ne te drejta dhe përgjegjësi.

Persa eksperience personale kam patur, nuk e kam menduar kurrë Kauzën Çame, amanetin e dhimbshëm te te pareve te këtij Komuniteti dinamik dhe te ndershëm, si instrument për te marre pushtet, për te kontrolluar disa vende pune ne administrate dhe qarkulluar disa para! Ne fakt, këtë risk e kam menduar gjithmonë si rrezikun me te madh për te dëmtuar Kauzën dhe Komunitetin Çam ne nevoje unifikimi te qëndrimeve për te arritur te jete pjese e pushteteve politike dhe te imponoje ne mënyre demokratike zgjidhjen e këtij Impassi midis dy vendeve fqinje, Greqi dhe Shqipëri.

Nje qasje e tille strategjike ne vartësi te realizimit te Kauzës Çame, imponon sigurisht një marrëdhënie dhe komunikim konstant me Brukselin dhe Uashingtonin për sensibilizim ndaj dhunimit te drejtave te komunitetit Çam ne Greqi dhe zgjidhjen e problematikave perkatese.

Komunikim te vazhdueshëm me Athinën ne te gjitha mënyrat demokratike, duke ofruar si shembull vital Pakicën greke ne Shqipëri dhe Pakicën Çame te perzene me dhune nga Greqia. Te dyja këto komuniteti duhet te mbeten ne te gjitha rastet ura komunikimi dhe bashkëjetese midis dy vendeve fqinje.

Tejkalimi I një strategjie te tille vetëm do e komplikonte situatën dhe nuk do nxiste zgjidhje dhe respektimin e Kauzës Çame. Tensionimi I marrëdhënieve midis dy vendeve vetëm e komplikon zgjidhjen dhe jep mundësi interference midis dy vendeve te forcave dhe aktoreve te tjerë jo europiane…

Tre rrugët politike te Komunitetit Çam, kalimi nga PDI ne PDIU

marshimi-cameriseTashme dihet qe rruga politike e këtij Komuniteti punëtor dhe te vendosur për te fituar te drejtat e tij te mohuara, ka kaluar ne tre eksperienca te ndryshme politike te cilat kane patur padyshim diferenca midis tyre.

Ne fakt, deri pak vite me pare, drejtuesit e atëhershme te partisë se Çameve, PDI, (Partia për Drejtësi dhe Integrim) duke e konsideruar te drejte këtë strategji te sipër cituar dhe duke konsideruar qasjet historike konfliktuale te Greqisë dhe Turqisë, kishte shmangur me elegance dhe me te drejte, te gjitha ofertat qe vinin nga Ankaraja për mbështetje ndaj Kauzës çame, e cila sigurisht nuk do kishte dhe, nuk ka mundësi politike zgjidhjeje, nëse do komplikohej me qasje te ndryshme shtetesh me konflikte te mëdha historike siç janë ato Greko – Turke.

Ne atë kohe, PDI duke i meshuar qasjes shqiptare te Kauzës Çame dhe trajtimit padrejtësisht qe i është bëre këtij Komuniteti duke e trajtuar here si Turk e here here si Grek për shkak te perkatesive fetare, zgjodhën si bashkëpunëtore ne kësaj Kauze te drejte vetëm Italinë dhe institucionet politike te Brukselit, kryesisht Parlamenti Evropian dhe Komisioni Europian, ne perspektive u pa Washintoni.

Me tej, siç te gjithë e dine PDI u shkri dhe u themelua PDIU, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e cila ne themel edhe prej emrit qe I vuri vetes, do te unifikonte Komunitetin Cam, por me sa duket ajo nuk arriti ta realizonte këtë qellim krejt te drejte dhe te domosdoshëm dhe përgjegjësia apriori I takon lidershipit I cili nuk realizoi dot premtimin me te cilin bindi Komunitetin dhe themeloi partine qe do I bashkonte ata drejt zgjidhjes se Kauzës!

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe strategjia e saj ndaj Kauzës çame.

Shpetim-Idrizi-PDIUSic dihet tashme Komuniteti Çam përfaqësohet nga PDIU dhe AP, Aleanca Popullore dhe qe te dyja synojnë parimisht zgjidhjen e Kauzës Çame, por me sa duket me strategji krejt te ndryshme te cilat kur janë te gabuara sigurisht keqpërdoren për te dëmtuar Kauzën dhe Komunitetin Çam.

Te gjithë e dinim se identifikimi I çameve si turko-shqiptare nga ana e Greqisë ka një sfond historik dhe është përdorur ne vijimësi si një nga argumentet politik për spastrimin etnik te Camerise. Aktualisht akoma me shume përdoret për te deligjitimuar vazhdimësinë e trashëgimisë ne trojet e tyre stërgjyshore.

Ne planin aktual associmi I lëvizjeve te PDIU-se me interesat e Turqisë ne rajon, (padashur me siguri) paralel me deklarimet e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan mbi ishujt e Egjeut, minoritetin turk te Trakes si dhe incidentet e avionëve luftarake ne Rodos, ishte një mundësi e mire për atë pjese te Athinës qe nuk do te dëgjoje nga kjo ane…

Natyrshëm, pala greke me këtë dinamizëm duke shfrytëzuar amatorizmin e PDIU-se, ka patur për qellim te shpërqendroje opinionin publik ndërkombëtare për specifiken e ceshtjes çame si ceshtje e Kombit Shqiptar dhe e te Drejtave te Njeriut dhe te de-motivoje njekohesisht miqtë historike te Shqipërisë ne mbështetjen e tyre ndaj saj.

Duket se ne parim vazhdon amatorizmin e saj i cili mund te rezultojë shume i demshem ndaj kauzës çame te cilin kjo qeveri aktuale e ka ne program dhe premtoi ta çoje drejt zgjidhjes!

Ne fakt, rezulton qe marrëdhëniet Tirane – Athine u bene me te vështira gjate këtyre tre 4 viteve. Kjo, ndoshta sepse kryeministrit Edi Rama për qëllime politike i nevojiteshin votat e PDIU-se ne parlament dhe kjo e fundit edhe për shkak te marrëdhënieve te saja me Turqinë dhe partine e Erdoganit, ka marre një qasje agresive ndaj Athinës.

Nuk mund te thuhet me saktësi nëse këto lëvizje vine si rrjedhim e problematikave te brendshme te Koalicionit qeverisës dhe xhelozisë se palëve për zgjerimin e tij, por mund te thuhet me qartësi se ky protagonizem mund ti beje bindëse ne sytë e aktoreve ndërkombëtare asnjanës, akuzat e Athinës ndaj Tiranes ne lidhje me implikimin krejt te paqenësishëm te Turqisë ne Kauzën e drejte çame!

Aleanca Popullore dhe strategjia e saj ndaj Kauzës Çame

softa dojaka ramaAleanca Popullore (AP) është një parti relativisht e re dhe nen siglën politike te ceshtjes çame ka garuar vetëm ne zgjedhjet e vitit 2013 duke u përfaqësuar atehere ne gare elektorale, për shkaqe objektive vetëm dy muajt e fundit para ditës se zgjedhjeve.

Megjithëse me kushte krejt modeste dhe kohe te limituar organizimi elektorale, AP mori një numër te konsiderueshëm votash te cilat ishin pastertisht te Komunitetit te nderuar Çam dhe vetëm atij. Duket se Komuniteti i besoj strategjisë politike te saj e cila ishte qartazi e ndryshme nga ajo e PDIU-se.

AP ishte ne ato zgjedhje ne Koalicionin e Majte me partine socialiste dhe Lëvizjen socialiste për Integrim me ne krye respektivisht Edi Ramen dhe Ilir Meten, e mbetet aty deri me sot.

Ne marrëveshjen e firmosur prej kryetarit te partisë socialiste Edi Rama dhe kryetarit te Aleancës Popullore Artur Dojaka dominon vetëm filozofia e bashkëpunimit për zgjidhjen e ceshtjes Çame dhe nuk ka asnjë rresht për vende pune dhe pozicione politike ne administratën e larte politike te shtetit. Ky veprim politik qe beri te mundur futjen e zgjidhjes se Problemit Çame ne programin qeverisës te Edi Rames dhe Ditmir Bushatit.

Burime te Perqasje.com thonë qe kryetarit te AP-se Artur Dojaka i është ofruar ne vazhdimësi pozicioni i një zv. Ministri te rendësishem te kësaj qeverie te majte dhe nuk e ka pranuar atë për arsye parimore.

Përtej kësaj qasje te drejte politike, AP duke mbajtur pozicionin politik te palëvizshëm ndaj Greqisë si përgjegjëse e gjenocidit te ushtruar ndaj Komunitetit te pafajshëm Çam, ka punuar ne kërkim te kanaleve komunikuese vendosmërisht te qarta dhe aspak agresive.

Dojaka i ka shkruajtur një letër edhe presidentit Papulias ku i kërkon qe te njohin gjenocidin dhe te shohin nga e ardhmja e përbashkët europiane.

papulias artur dojaka

“Çështja Çame” në themel të saj ka genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ajo e ka zanafillën në vitin 1913 dhe kulmimin në masakrat e kobshme të vitit 1944. Këtë dhimbje që prej brezash ne e mbajmë dhe e trashëgojmë mbi vete nuk mund ta shuajë kush, asnjëherë. Kjo peshë e rëndë do të lehtësohej nga supet tuaja dhe nga zemrat tona, vetëm kur në Greqi të merrni guximin për t’u përballur me të vërtetat e Çështjes Çame” – i shkruan Dojaka presidentit Papolius…

Sipas drejtuesve te Aleancës Popullore, Shqipëria me Turqinë ka problematika për te negociuar dhe ato janë te shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore te cilat pavarësisht se nuk flitet shume, janë tejet dinamike dhe duhen inkurajuar! Por, nuk mund te lejohet qe për shkak te amatorizmit te caktuar te dale ndonjë institucion qe do te mbështesë tezen historike greke se çamet ishin turq dhe kane mbetur te tille?!

“Çamet janë shqiptare evropiane dhe si te tille duan te gezojne te drejtën e kthimit ne trojet e tyre, te drejtën e gjuhës se nenës dhe kulturës se origjinës ne Greqi.

Nese ka ndonjë qe do qe kauzën çame ta trajtoje ne grupin e ceshtjeve turke me Greqine (te cekura edhe me lart dhe jo) si ceshtje e te Drejtave te Njeriut qe duhet ta gjeje zgjidhjen tek standardet evropiane te tyre?! Ne mendojmë ndryshe.

AP beson se tek praktika e minoritetit grek ne Shqipëri dhe standardet qe ata gezojne ne republikën e Shqipërisë, mund te gjehen modalitet e zgjidhjes e ceshtjes çame shume mire” – thotë Erion Softa njeri prej drejtuesve te larte te AP për Perqasje.com

erion softaLoja amatores-ke ne politiken e jashtme sigurisht qe përdoret nga profesionalet te cilët njohin dhe veprojnë ne mënyra shume dimensionale ne favor te interesave te tyre. Ndaj, është koha qe te demonstrohet profesionalizëm dhe racionalitet ne favor te standardeve evropiane qe te cojne drejt zgjidhjes te këtyre kauzave te drejta dhe jo, nga pasionet emocionale qe vetëm implikojnë situatat. – përfundon Softa prononcimin e tij për Perqasje.com

Share: