Home KRYESORE Pse i kapi RENEA gjobëvënësit e Shkodrës në lokalin plot me njerëz?

Pse i kapi RENEA gjobëvënësit e Shkodrës në lokalin plot me njerëz?

Gazetari investigtiv i News 24, Artan Hoxha bëri me dije të tjera detaje nga operacioni i zhvilluar pak minuta më parë në një nga lokalet më të frekuentura në Shirokë të Shkodrës, ku u arritën të kapeshin dy persona të rrezikshëm, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ishin kthyer në tmerrin e bizneseve të Shkodrës, duke i gjobitur.

Hoxha sqaroi se policia prej kohësh e mbante nën vëzhgim këtë grup, ndërsa zgjidhi pikërisht ditën e sotme, ekzaktësisht orarin e drekës dhe një lokal të mbushur me njerëz, me qëllim që personat të mos kishin mundësi të reagonin, duke u kundërpërgjigjur me armë.

“Operacioni është zhvilluar në një orar kur është gjykuar e arsyeshme që personat të mos bënin rezistencë dhe të largoheshin”,- shtoi Hoxha. Po sipas tij, grupi në fjalë është i përbërë nga më shumë persona, që gjobëvëniet i kishin zhvendosur edhe drejt kryeqytetit./360grade.al

Media

Share: