Një shkrim që fliste për të kaluarën e Xhavit Seferit dhe Valbona Malokut, dy personazheve që adresuan publikisht akuza të rënda në drejtim të të propozuarit si ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj duket se u shpërnda në rrjetet sociale edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.
ne fakt, kjo ka shkaktuar reagime të shumta në faqen e tij të Facebook dhe një ndjekës i ka kërkuar kreut të qeverisë që të shpjegojë se pse emëroi Fatmir Xhafajn në krye të këtij institucioni, duke e akuzuar kryeministrin Rama se është kundër Vettingut.
Ja cfare shkruan Komentuesi:
“Lëri përrallat dhe fasadat fallso te tuat qe shquhesh. Por jep pergjigje si emron minister nje hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë ç’njerezore ne të papushteteshmit e asaj kohe. Dhe aq me keq ke kaq vite qe e mban pran ne poste te rendesishme..Ke fytyrë dhe kerkon Veting ti…qe je i pari qe duhesh prapa hekurave pastaj tjerët me rradhë. Leri filmat qe je pro Vetingut ti..!!!!!”, shkruan komentuesi.
E menjëhershme ka qenë edhe replika e Ramës, ndërsa si fillim i sugjeron komentuesit që të mësojë të shkruajë shqip. Nga ana tjetër, Rama ‘thumbon’ dhe protestën e PD-së, dhe ‘çadrën e lirisë.’
“Juli, meso shqip dhe lexo investigimin qe ta tregon se kush jane heronjte e Çadres, sepse po nuk lexove nuk di as te shkruash shqip pastaj dhe behesh papagall çadrash’, – pergjigjet Rama.