Home KRYESORE Gjylameti ironi me LSI-në: Ne jemi lokomotiva, të tjerët vagonë!

Gjylameti ironi me LSI-në: Ne jemi lokomotiva, të tjerët vagonë!

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka komentuar replikat mes PS dhe LSI gjatë ditëve të fundit në një intervistë për Report Tv, ku ironizoi LSI-në, duke thënë se PS është lokomotiva në zgjedhje ndërsa partitë e tjera janë vagonët.

“Kur diskutojmë koalicion me koalicion, shikojmë qasje të ndryshme, por dhe brenda koalicionit jemi konkurrentë me njëri­tjetrin. Sa më shumë të punohet, aq më e fortë është partia që kryeson. Ne jemi një pari lokomotivë, të tjerët kanë të bëjnë me vagonët që i bashkëngjiten” – tha Blerina Gjylameti.

Share: