Home KRYESORE Qeveria e re në Maqedoni, Ivanov nuk mandaton Zaev-in: Platforma shqiptare rrezikon...

Qeveria e re në Maqedoni, Ivanov nuk mandaton Zaev-in: Platforma shqiptare rrezikon sovranitetin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka dalë në konferencë për mediat në lidhje me çështjen e formimit të qeverisë së re në vend.

Ivanov ka thënë se i ka kërkuar liderit të LSDM, Zoran Zaev të hedhë poshtë dhe të mos pranojë platformën shqiptare si kusht për formimin e qeverisë së re.

Gjithashtu presidenti maqedonas tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë platformën shqiptare, pasi kjo platformë rrezikon sovranitetin.

“Platforma e bërë jashtë vendit, nga kryeministër tjetër. Është jashtë kushtetutës. Prish rendin kushtetues. Me këtë Platformë Maqedonia është shantazhuar. Kjo Platforma po e thellon krizën. Platforma shkel sovranitetin e shtetit. Pasojat mund të jenë katastrofale, nëse pranohet kjo Platformë”, theksoi mes të tjerash Ivanov.

“Ne kemi vetëm një Maqedoni. Për këtë kanë luftuar gjenerata të tëra”, shtoi Ivanov.

Share: