Home KRYESORE Rama BE-së për Rusinë: Na integroni para se të jetë vonë!

Rama BE-së për Rusinë: Na integroni para se të jetë vonë!

Duke folur në një takim të fondacionit “Friedrich Ebert” në Berlin, kryeministri Edi Rama ka përsëritur qendrimin e tij të shpeshtë se fundi, duke sqaruar se nëse Shqiperia dhe Ballkani nuk integrohen në Evropë, boshllekun mund të zënë forca të tjera antieuropiane.

Ndonëse Rama nuk ka dhënë më tepër detaje se kush janë këto forca antieuropiane, kuptohet që Rama supozon fillimsht Rusinë, ndikimi i së cilës në Ballkan vjen duke u rritur, por edhe aktore te tjere publik si Turqia qe duket larg BE dhe ka investuar shume para ne Ballkan, por edhe reziqet terroriste islamike!

“Ne nuk jemi duke rendur drejt anëtarësimit, por jemi gjithmonë e më shumë të dëshiruar për të mos humbur perspektivën europiane, si i vetmi horizont në sytë e njerëzve tanë, sepse do të ishte tepër vonë, nëse forcat antieuropiane do të zinin rrënjë në rajon. Mund të pyesni, – vërtet e keni seriozisht që jeni kaq shumë pro europianë sot, kur çdokush do që të dalë, ju do doni të hyni?! Por, mendoj se, është pak më shumë e ndërlikuar dhe më pak sipërfaqësore se kaq. Për ne, Europa ka të bëjë me diçka shumë më shumë të rëndësishme, ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë. Për ne do të thotë të ndërtosh të ardhmen mbi të pamundurën e të shkuarës”, tha Rama duke folur gjithashtu edhe domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Share: