Home KRYESORE Rasti i mishit të kalbuar nga Brazili, AKU sqaron publikun

Rasti i mishit të kalbuar nga Brazili, AKU sqaron publikun

Pas lajmit që doli në media se AKU do të bllokojë sasitë e mishit të ardhura nga Brazili, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar duke sqaruar keqkuptimin e ndodhur ne Media dhe me publikun.

AKU është shprehur se “nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte”

Sqarimi i plote AKU:

Sqarim në lidhje me keqkuptimin e lajmit të nisur sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në lidhje me importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit. Në lidhje me çfarë është publikuar në media gjatë ditës së sotme, referuar e-mailit të dërguar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kanë ndodhur disa keqkuptime dhe keqinterpretime me paragrafin e fundit të këtij njoftimi. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte”. Ky është paragrafi i plotë i nisur nga Zyra e Shtypit në AKU dhe duke qenë se u krijua një situatë e tillë, ju bëjmë me dije se: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka bllokuar importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit. AKU ka bllokuar sasi produkti të mishit të importuar nga Brazili për t’u analizuar, sipas procedurës standarde në raste dyshimesh apo rreziqesh në mundshme. Që nga data 23 mars 2017, AKU ka marrë mostra në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK), të çdo ngarkese të ardhur me mish derri apo pule nga Brazili, për t’i analizuar. Këto sasi nuk do të lejohen të dalin në treg për konsumatorin, deri në rezultatin e përgjigjeve nga laboratorët e AKU dhe Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Përsa më sipër, kërkojmë bashkëpunimin tuaj për sqarimin e këtij lajmi, i cili është keqkuptuar dhe që mund të shkaktojë panik tek konsumatori ose keqinterpretim tek importuesit e mishit.

Share: