Nga Sali Berisha
te dashur miq, sot prita në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu, me të cilin diskutova mbi situatën aktuale politike në vend.
U shpreha se në vlerësimin tim situata është kritike për vendin, më kritike se në gjithë ekzistencën e pluralizmit. Opozita shqiptare, për herë të parë në histori, fillon një protestë të pandërprerë në periudhë elektorale si dhe renditi arsyet e kësaj proteste.
Theksova se, së pari, opozita para zgjedhjeve që do të zhvillohen, përballet me një mal me para droge, me të cilat nuk përballet opozita e asnjë vendi tjetër në botën e lirë.
Mbjellja e gjithë vendit me kanabis ishte një politikë e Edi Ramës me një qëllim nga më kryesorët: zgjedhjet. Theksova se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet por shkatërrohet. Në këtë kontekst, u shpreha se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajnë qëndrim të prerë.
Së dyti, arsye tjetër pse opozita po proteston janë bandat kriminale më të rrezikshme të vendit, të cilat janë liruar dhe po lirohen nga burgu me ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, si Lul Berisha, Hakmarrja për Drejtësi etj, me qëllimin kryesor: grabitjen e zgjedhjeve.
Klement Balili sot shëtit i lirë nëpër Sarandë ndërsa shefi i policisë që duhet t’a arrestojë është emëruar prej tij dhe informohet për çdo operacion. Nga ana tjetër Shullazi është pothuaj më i fuqishëm në burg se sa jashtë burgu, duke u dhënë urdhëra dhe ofruar favore zyrtarëve në të gjitha nivelet e administratës.
Së treti, theksova se 120 mijë punonjës të administratës, si kurrë ndonjëherë në histori, janë shpallur nga qeveria si patronazhistë, të cilët detyrohen të sjellin vota, dhe jo vetëm të familjes por dhe të të afërmve dhe të njohurve të tyre, dhe të dorëzojnë numërat e telefonit dhe të kartave të identitetit të personave që me detyrim marrin në patronazh.
Së katërti, shpreha shqetësimin dhe për situatën e mediave në Shqipëri, të cilën e vlerësova si më të keqe se në vitin 1991. Asokohe mediat zyrtare censuruan plotësisht opozitën por Zëri i Amërikës dhe Radio Vatikani transmetonin të gjithë aktivitetet e saj. Ndërsa sot opozita përjeton shkallën më të lartë të censurës në të gjithë ekzistencën e saj.
Theksoi se kriza që u shfaq në Maqedoni një vit para zgjedhjeve ndërmjet forcave politike maqedonase, si mosbesim për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm nuk ka asnjë krahasim me situatën tejet dramatike në Shqipëri për procesin elektoral.
Në këtë takim vlerësova se që nga themelimi i pluralizmit, forcat politike kanë bashkëpunuar ngushtë dhe me sukses si me Institutin Kombëtar Demokrat Amerikan ashtu dhe me atë Republikan dhe shprehu mirënjohjen ndaj tyre.
Por që nga viti 93 deri sot, George Soros ka shpenzuar miliona dollar jo vetëm në mbështetje të ish komunistëve shqiptarë por direkt kundër PD.
U shpreha se Soros është një milioner dhe se në Ballkan i blenë lirë politikanët, por theksova se do vlerësoja që qeveria amerikane të ndalojë një veprimtari të tillë të tij. Dhashe shëmbuj konkret të ndërhyrjeve të tij të dëmshme për demokracinë në mbështetje të Edi Ramës.
Theksova se për këto arsye opozita është jashtë parlamenti dhe po proteston për votën e lirë dhe jo për pushtet. sb