Raportohet se katër persona të maskuar kanë zgjedhur pikërisht ditën e 7 marsit për të sulmuar Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir. Këtë ngjarje e ka bërë të ditur edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
“Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për kryerësit e veprës. Është kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Është urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”.
Muzeu është sulmuar edhe vitin e kaluar në datën 22 nëntor 2016 dhe është shoqëruar me thirrjet “vdekje shqiptarëve”. Data 22 nëntor është data kur është mbajtur Kongresi i Manastirit ku u unifikua alfabeti shqip.
Edhe sulmi i sotëm ka ardhur në një tjetër datë feste për shqiptarët, atë të 7 marsit, datë kjo kur u hap shkolla e parë shqipe.
Sulmi i datës 22 nëntor 2016m