Home KRYESORE Ty Mësues nuk te duhet dhurata fukarenjsh, por Dinjitet Njerëzor!

Ty Mësues nuk te duhet dhurata fukarenjsh, por Dinjitet Njerëzor!

Nga Miranda Haxhia

Ty qe pretendon te jesh mesues a mesuese nje dite, nuk te duhen lulet sot, as dhuratat e mbledhura nga lek fukarenjsh te ngutur prej mjerimit tend te pergjithshem.

Ty te duhet nje site e forte qe kur hyn ne universitet.

Ketij vendi i duhet nje shkolle Normale e modelit te 70 – 80 viteve me pare, shkolle, nga e cila dilnin mesues qe mbaheshin mend per gjith jeten.

Ty mesues nuk te duhet kjo farse feste sot, por te duhet çlirim nga burokracite shteterore, fletet, shenimet, mbishenimet, soj e soj shkresash e librash te deformuar, detyra te pafundme qe u jep nxenesve.

Ty mesues, apo pretendent per mesues te duhet ta meritosh plotesisht kete histori profesioni dhe te jesh i mirepaguar, sa te te kishte zili mjeku, drejtori i nje banke apo nje ekonomist i kamur.

Ty mesues te duhet nje kaldaje per zemren tende dhe per ndertesen ku futen nxenesit qe ti pretendon se i meson, e jo kyça dyersh sa here bie bore e ben ngrice. Shkolla nuk eshte nje tufe vezesh qe po nuk i ngrove, nuk nxjerrin zogj, por nje institucion i rendesishem qe, po nuk dite ta besh te forte, rrezon shtetin me gallaten me te pare te tufes se injoranteve.

Ty qe pretendon se do jesh mesues, qe je mesues apo qe ke qene mesues te duhet te sigurosh nje arme te rralle, pjeset e se ciles montohen per vite e vite pasioni: ajo quhet DINJITET.

Po e ke, jepja nje pjese te tij nxenesit tend. Ai do mesoje te rritet, ti do mesosh te mos e ndryshkesh kete arme te forte.

Share: