Home KRYESORE Tahiri u dërgon SMS të gjithë policëve, dhe ja përgjigja e hidhur

Tahiri u dërgon SMS të gjithë policëve, dhe ja përgjigja e hidhur

Këtë mesditë, ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shpërndau për të gjithë policët një mesazh falënderimi për punën në 3 vitet e fundit.

“Te falenderoj pafund per gjithcka arritem te benim bashke qe nga dita e pare. Jam krenar dhe i lumtur per Policine qe krijuam, kjo edhe fale punes tende. Me te forte do jemi Jepi forca. Saimir Tahiri” – thuhej në SMS-në e ish-ministrit.

Por një mesazh të tillë e ka marrë edhe Myzafer Elezi, ish-punonjës policie, i shkarkuar me urdhër të Saimir Tahirit nga Policia e Shtetit. Ai ia ka kthyer përgjigjen ministrit në Facebook.

“Sot, në numrin tim të telefonit më ka ardhur një sms nga Sajmir Tahiri, i cili më falenderonte. Ky paloministër, pasi mbushi vendin me kanabis, rilindi trafikun me gomone, futi në polici shumë ish të përjashtuar, politizoj në ekstrem Policinë e Shtetit, nxori jashtë organizatës shumë punonjës me përvojë dhe të trajnuar nga organizatat partnere si ICITAP, PAMECA, OSCE, EUROPOL, etj, sot me paturpësinë më të madhe ka kurajo dhe më falenderon për kontributin tim në organizatën e Policisë.

Ja çfarë sms më ka dërguar: “Te falenderoj pafund per gjithcka arritem te benim bashke qe nga dita e pare. Jam krenar dhe i lumtur per Policine qe krijuam, kjo edhe fale punes tende. Me te forte do jemi Jepi forca. Saimir Tahiri”.

Fillimisht mendova ti përgjigjem me një sms, siç ai e meriton, por nuk ja vlen. Një pyetje doja ti drejtoja: kur urdhërove lirimin tim, a ishje krenar për punën time, që ma përmend tani? A mos vallë kjo sms është shenjë pendese? Ai tashmë iku duke lënë pas imazhin më të keq të mundshëm. Droga do ti bëhet hije në çdo hap që hedh. Më mirë po e injoroj, duke mos i kthyer përgjigje. Ai tashmë është kohë e shkuar”/lapsi.al

Share: