Trupi i 35-vjeçarit shqiptar Klodjan Hysa i cili u vra me armë zjarri nga një polic në komunën Macerata pritet të mbërrijë në Shqipëri gatë ditës së sotme. Sipas mediave italiane, trupi i shqiptari pritet të mbërrijë në atdhe pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe autopsisë së kryer në Itali.
Gjithashtu ekspertët kanë rindërtuar dhe skemën si u plagos 35-vjecari më 24 shkurt me një armë zjarri qe u shkrep nga një polic dhe ra ne koma ku vdiq të hënën në orën 16:00.
Sipas ekspertëve që kryen hetimet edhe në makinën që drejtonte shqiptari, plumbi ka goditur fillimisht një pjesë të makinës dhe më pas ka bere një trajektore duke e plagosur shqiptarin në pjesën e prapme të qafës, pranë kokës.
Hysa u qëllua në kokë mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto Macerata, nga një efektiv policie, pasi nën drejtimin e një makine të vjedhur, po përpiqej të shtypte dy efektivë të angazhuar në kontrolle për disa vjedhje të ndodhura në disa apartamente.