Home KRYESORE 360grade.al: Situata e tensionuar Rama – Basha dhe Ilir Meta

360grade.al: Situata e tensionuar Rama – Basha dhe Ilir Meta

Kryeministri nuk tërhiqet. Opozita nuk del nga Çadra, vetëm nëse del për të protestuar. Ilir Meta po jep shenja se nuk po ja del dot mbanë si negociator, sepse të dy palët, PD dhe PS, janë në skaje shumë radikale në qëndrimet e tyre. PD pret nga Meta që të rrëzojë Ramën, ndërsa Rama pret që Meta, të gjejë një formulë për të shpëtuar ‘nderin” e palëve.

Ndërkohë mijëra tonelata kanabis flenë nëpër magazina, tunele, stalla të boshatisura, strehime të vjetra të përshtatura si magazina.

Një kg kanabis kushton sot në tregun e hapur shqiptar, jo më shumë se 120 euro, ndërkohë që shitet në Kosovë e më pas në Serbi, me 500 euro kg dhe në Beograd 1000 euro kg. Njerëzit duan para, se puna nuk është shtuar dhe mendojnë natë e ditë, se si të shpikin, një transport dhe një shitje të suksesshme të bimës magjike të “mrekullisë ekonomike shqiptare”.

Ndërkohë Meta, ruan gjakftohtësinë, duke biseduar me të dërguarit e palëve, në kërkim të “zgjidhjes”. Duket qartë se Meta mendon se “zgjidhja” qëndron në mes. Mirëpo deri më tash, qoftë kryeministri dhe qoftë lidershipi i PD, duan të fitojnë betejën e tyre, partiake, politike dhe egzistenciale. Dhe herë Pd dhe herë Ps, shkarkojnë tensione dhe helme, pikërisht tek personi që drejtohen për ndihmë dhe për zgjidhje.

Meta qëndron me nerva të tendosura, duke pritur që palët të rraskapiten dhe të lëshojnë terren hap pas hapi, për të ardhur natyrshëm drejt “Mesit të artë”, që krijon kushtet për gjetjen dhe vënien në zbatim të formulës, që çon shqiptarët në Zgjedhje. /360grade.al/

Share: