Një shtetas italian ka humbur jetën dje në aeroportin e Rinasit duke krijuar panik e shqetësim tek udhëtarët.
Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ka ndodhur në ambientet e transitit, ku ka gjetur vdekjen shtetasi me iniciale A.G., 56 vjeç, banues në Itali. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes por dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
“Më datë 09.04.2017, rreth orës 06:30, në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, në ambientet e tranzitit, ka vdekur shtetasi A.G, vjeç 56, banues në Itali. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se shkaku i vdekjes është një atak kardiak.
Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, deklaron zyrtarisht policia.