Nga Besnik Aliaj
Nga janar-dhjetori 2016 ky plan u hartua ne fshehtesi te plote dhe ne kudnershtim me disa ligje dhe kushtetuten. Alibia e “konsultimit” dhe miratimi ne Keshilli Bashkiak ishin ne shkelje te plote te ligjeve ne fuqi dhe u krye brenda 48 oreve …
Pas nxitimit per ta miratuar planin ne ditet e pushimeve te krishtlindjeve ku thuajse gjithe qyteti, media dhe institucionet nuk ishin prezent … Kaluan gati 4 muaj heshtje e plote dhe dje pa asnje transparence krejt papritur plani u miratua si dash kurbani elektoral …
Pa u thare mire boja e firmes miratuese dolen ne qarkullim edhe imazhet e para te disa prej shume kullave qe synohet te ndertohen dhe qe do te shkaterrojne perfundimisht cdo shprese per permiresime te qenesishme te jetes dhe hapesires publike, si dhe te rrugeve me kritike te aksesit ne Tirane. Edhe “investimet” e fundit ne bulevard shesh e park nuk jane per ti sherbyer komunitetit por ne funksion te plote te ketyre investimeve e per te rritur vleren e spekulimit imobiliar te oligarkeve!
Une timen e bere duke kontestuar me force kete plan! Tani mbetet te verifikohen me kujdes nje dite nga organet ligjzbatuese diferencat midis dokumentit te planit te miratuar me urgjence ne Keshill Bashkiak ne dhjetor 2016 me dokumentin final te planit te miratuar ne KKT ne prill 2017! Jam i bindur qe do te konstatohen hatara te medha!
Zoti e shpetofte Tiranen dhe qytetaret e saj me tej nga vizioni mafioz i kastes se pangopur qe hartoi dhe miratoi nje “plan” alibi me fasade te jeshilosur prej italie ala renziane …