Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi ne kryeministri, Rama-Lu vjen ndërkohë qe dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri ndodhen në një takim me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.
Një ditë pas dështimit të negociatave mes palëve politike për kalimin e ngërçit politik, Rama u takua sot edhe me Metën. Kreu i Kuvendit ende nuk ka bërë një reagim për mos arritjen e negociatave me PD, ndërsa Rama tha se është i hapur për çdo dialog pa kushte, duke mos pranuar negocim për vettingun.
Nderkohe kryeministri Rama ne faqen e tij ne Facebook shkruan per kundërshtarin e tij politik qe fliste vetem pak metra larg ne vije ajrore:
Një zë i ngjirur bërtet për t’u treguar përralla qorrave që s’duan të shohin shurdhëve që s’duan të dëgjojnë#VajmedetPDvajmedet kuku për ty????