Home KRYESORE Ardhja e negociatorëve, kryeministri Rama i shkon në zyrë Metës

Ardhja e negociatorëve, kryeministri Rama i shkon në zyrë Metës

Dita e sotme do të jetë një ditë takimesh. Pas takimit të Lulzim Bashës me ambasadorin amerikan Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchard, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, po zhvillon sot një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Qeverisë i ka shkuar në zyrën e Metës. Ky takim vjen në po të njëjtën ditë kur vijnë në Tiranë dhe dy negociatorët e BE-së, David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Para se të takohen me përfaqësuesit e lartë të parlamentit europianë, ambasadorët e huaj dhe krerët e partive më të mëdha në vend po zhvillojnë takime mes tyre, për t’i paraprirë kësaj ardhjeje.

Negociatorët e BE-së, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, pritet të qëndrojnë 6 orë në vendin tonë dhe janë një shpresë që të zgjidhet ngërçi politik që ka kapluar vendin./lapsi.al

Share: