Home KRYESORE Po planifikonte vrasjen e 3 shtetasve, në pranga 35-vjeçari

Po planifikonte vrasjen e 3 shtetasve, në pranga 35-vjeçari

Policia e Pogradecit ka bërë të mundur vënien në pranga të një 35-vjeçari nga fshati Rumenj, i cili ishte i kërkuar për vrasje. Informacionet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Lorenc Kuqo, ishte në vëzhgim nga policia pas disa konflikteve për motive të dobëta L. T dhe dy nipërit e tij, D. M dhe E. M.

Këto raste janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga policia, ku Kuqo ka pasur si synim vrasjen e këtyre të fundit.

Ngjarja e rëndë cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit, por policia ndaloi në kohë 35-vjeçarin.

Në pranga është vënë gjithashtu dhe një 31-vjeçar nga Pogradeci, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i tij. Policia ka sekuestruar një automatik kallashnikov, mjetin tip Volksvagen, një maskë dhe 5 telefona celulare.

Share: