Lulzim Basha kërcënoi KQZ-në me kallëzim penal nëse shkel afatet ligjore e kushtetuese të zgjedhjeve. KQZ shyrtoi një kërkesë të PS – LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve, që skadoi mbrëmë në mesnatë.
Në fakt ne mbledhje nuk u mor vendim, por Denar Biba la të hapur mundësinë e regjistrimit deri më 29 prill, ditën e fundit të paraqitjes së listave me kandidatët për deputetë. Menjehere përfaqësuesit e opozitës e kundështuan duke sqaruar se KQZ s’mund të shkelë afatet.
Nderkohe kryetari i PD, disa orë më vonë, duke folur nga cadra, tha se shtyrja e afateve është shpërdorim detyre dhe si e tillë ata që e shkelin ligjin do të kallëzohen penalisht duke aluduar per kryetarin e KQZ dhe anetaret e tjere, sepse perfaqesuesit e opozites nuk do e votojne dhe e kundershtuan.