Në ditën kur mazhoranca vendosi të zgjedhë presidentin pa opozitën, kryetari i PD Lulzim Basha, i ka drejtuar një thirrje, kryeministrit Edi Rama, nga çadra e protestës:
“Dua t’i them fare qartë Edi Ramës se në asnjë mënyrë, në asnjë formë, në asnjë moment, nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Ora e përballjes po afron!
Shqiptarët janë të bashkuar nga ora në orë dhe ky bashkim është forca e vetme paqesore që do të ndalë kmomplotin ekonomik ndaj shqiptarëve.
Zoti është me të drejtën, me shqiptarët, – theksoi Basha, – fitorja po afron!”