Home KRYESORE Bashkurti: Meta-Zgjedhja e duhur per President

Bashkurti: Meta-Zgjedhja e duhur per President

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

 

Sot e propozua kandidatura e z. Ilir Meta per President te Republikes. Propozimi erdhi nga grupi parlamentar i LSI dhe u mbeshtet unanimisht nga grupi me i madh parlamentar i PS.

Vendi dhe roli i Presidentit te Republikes ne Kushtetuten e Shqiperise ka nje rendesi pertej germave. Me shume eshte fryma e Kushtetutes qe e ben Presidentin nje pike kulmore dhe reference per Shtetin, politiken, shoqerine dhe mbare Kombin.

Presidenti i Republikes eshte perfaqesues i unitetit kombetar, garanti i Kushtetutes, drejtues i disa institucioneve kyce te sistemit te sigurise, mbrojtes i interesave Kombetare dhe perfaqesuesi me i larte i Shtetit ne marredheniet nderkombetare.

Pervec ketyre atributeve te larta, Presidenti perfaqeson nje personalitet neutral, te  paanshem dhe mbi gjithe palet e politikes shqiptare. Me kete atribut, Presidenti behet nje institucion qe mban gjalle dialogun me gjithe spektrin e politikes, krijon fryme per kompromise si dhe per gjitheperfshirje deri konsesuale  per zgjidhjet me madhore per vendin.

Pervoja shqiptare e tranzicionit ka deshmuar se atributet e lartpermendura te Presidentit varen jo vetem nga fryma dhe germat e Kushtetute. Permbushja e atributeve te Presidentit varen edhe nga vete personaliteti i individit qe zgjidhet ne krye te Shtetit.

Figura e z. Ilir Meta eshte mpleksja me e qelluar e atributeve kushtetuese dhe tipareve individuale per permbushjen me sukses te funksioneve te Presidentit te Republikes.

Ilir Meta eshte rritur ne politike. Ai eshte me pervoje te gjate parlamentare, ka qene drejtues i shume ministrive, ish-shef i diplomacise, ish-zevendes kryeminister dhe kryeminister, aktualisht drejtues i Kuvendit te Shqiperise, themelues dhe drejtues i partise se trete ne vend, LSI.

Ilir Meta ka demonstruar nje pjekuri politike, institucionale dhe diplomatike ne rritje. Ne momentet me kritike te tranzicionit shqiptar, z. Meta ka mbajtur qendrime fleksibile, dinamike, te maturuara, larg partikularizmave politike dhe dogmatizmave ideologjike dhe pro zgjidhjeve ne interes shteteror dhe qytetar.

Ilir Meta tanime njihet si politikani dhe shtetari i dialogut, gjitheperfshirjes dhe konsesusit. Eshte pikerisht kjo filozofi politike e profilit te Metes qe realizoi konsesusin me te gjere ne Kuvendin e Shqiperise per reformen me te rendesishme ne vend-ate te drejtesise.

Ilir Meta eshte nga lideret me kualitetet e duhura per politiken  e jashtme dhe diplomacine shqiptare. Ne krye te Ministrise se Jashtme ka qene nga me te sukseshmit, sikunder ne krye te Kuvendit dinamizoi si askush tjeter diplomacine parlamentare shqiptare.

Kandidatura e z. Ilir Meta eshte e duhura per funksionin e larte te Kryetarit te Shtetit per perballimin e sfidave te medha te vendit tone ne rrugen e reformave te gjithanshme dhe te integrimit Evropian.

Share: