Home KRYESORE Horoskopi, 28 prill 2017

Horoskopi, 28 prill 2017

Dashi

Sot duhet të jetë një ditë e mirë pavarësisht nga “përplasjet” e Mërkurit me Afërditën. Ruani mbarëvajtjen në planin ekomomik, ndërsa një surprizë e bukur ju pret në planin sentimental.

Demi

Në sajë të një Afërdite “kujdestare” për ju pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm, por me shumë pasion në dashuri. Probleme të vogla shëndeti.

Binjakët

Me Mërkurin “e vrullshëm”, por pozitiv në shenjë, padyshim që dita e sotme në pjesën më të madhe të saj do të jetë e mirë. Por nuk mjafton për të ringjallur optimizmin tuaj. Mirë shëndeti.

Gaforrja

Marsi dhe Saturni sot janë “kundërshtarë” të Afërditës që ju mbështet, prandaj përgatituni për një ditë në të cilën do t’ju duhet të luftoni shumë. Sa kënaqësi kur arrini fitoren!

Luani

Sot do t’ju duket se sërish yjet do të tregohen disi “dorështrënguar”, pasi do te keni vërtet pak shanse të mira për t’ia arritur qëllimit. Edhe një herë forca e vullnetit mund jetë vendimtare për ju.

Virgjëresha

Në përgjithësi kuadri yjor është pozitiv dhe momenti është më se i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë, por kjo nuk do të thotë të merrni vendime të nxituara. Mirë erosi.

Peshorja

Janë shumë yjet që qëndrojnë si mburojë mbi “kokën” tuaj, prandaj ndjeni një vetësiguri të tillë që do të bëjë të mos prapseni para asnjë lloj pengese. Shumë të zjarrtë në dashuri.

Akrepi

Ndikimi i Afërditës në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më i fuqishëm, por në një orbitë harmonioze me Mërkurin do të ndihmojë që të mos bini pre e pasioneve, por t’i keni idetë e qarta.

Shigjetari

Për të gjithë ata që duan të ndryshojnë diçka në stilin e punës, apo edhe në gjërat që kanë të bëjnë me jetën private, këshillohet të mos humbin më asnjë çast, pasi është momenti më i përshtatshëm.

Bricjapi

Është sërish Mërkuri “plor gjallëri” ai që mund t’ju sjellë sodisfaksione të tjera, kryesisht në aspektin profesional. Nuk do të ishte keq sikur të mendonit pak më shumë për të ardhmen.

Ujori

Edhe kuadri juaj yjorqielli është i mirë, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë mund të kenë ndonjë “kundërkohë” të vogël për shkak të një Hëne jo edhe aq miqësore. Mirë erosi.

Peshqit

Yjet sërish ju mbështesin fuqishëm, duke stimuluar në radhë të parë karakterin tuaj, për të mos u nënshtruar para presioneve që ju vijnë nga shumë drejtime. Shumë të gjallë në jetën shoqërore.

Share: