Home KRYESORE Berisha flet për zgjedhjen e Metës President: Nuk është mbyllur përplasja Rama...

Berisha flet për zgjedhjen e Metës President: Nuk është mbyllur përplasja Rama – Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një koment në rrjetet sociale një ditë pas zgjedhjes së Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës. Për Berishën ky është “një akt i ri për thellimin krizës”.

“Parlamenti i “aleancës se qelbësirave” apo i Narko-Republikes, votoi, me urdher te Noriegës, Ilir Metën, kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI si President te ardhshem te vendit.

Opozita sigurisht nuk kishte asnje ambicie per pushtet ne tavoline apo per postin e presidentit. Ajo ka shpallur si mision te vetin rikthimin e votes se lire per shqiptaret dhe jo ndarjen ne tavoline te pushtetit” – thotë Berisha.

Ish-kryeministri vëren se me këtë lëvizje nuk është mbyllur përplasja Rama – Meta.

Ja statusi i plote i Sali Berishesh:

“Me këtë veprim, qe ne stilin ateror te Edi Rames ngjan me ngritjen ne pergjegjesi para eleminimit, pra me zgjedhjen e Metes president, Edi Rama vrapoi te solidifikoje qendrimin e “aleances se qelbesirave” kunder kerkeses se opozites per zgjedhje te lira dhe per te mbyllur çdo shteg apo mundesi per te lejuar shqiptaret te votojne te lire dhe per te zgjidhur ne menyre te civilizuar krizen me te rende dhe me te rrezikshme qe perjeton Shqiperia nga shkurti i vitit 1991. Qytetaret shqiptare do ti japin Edi Rames ndeshkimin e merituar! Revolucioni demokratik do fitoje!!” – shkruan Berisha.

Share: