Koreja e Veriut ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos ndërmarrin veprime provokuese në rajon, duke shtuar se ata janë të “gatshëm për të goditur me armë bërthamore”.
Këto komente kanë ardhur pasi Korjea e Veriut shënoi 105 vjetorin e lindjes së themeluesit të saj, presidentit Kim Il-sung, shkruan BBC.
Një paradë e madhe në Phenian ishte mbajtur në mes spekulimeve se lideri i tanishëm Kim Jong-un mund të urdhërojë një test të ri nuklear.
Në mes të këtyre, bëhet fjalë për një nëndetëse e re interkontinentale për lëshimin e raketa balistike.
“Ne jemi gati t’i përgjigjemi luftës me luftë”, ka thënë Choe Ryong-hae – i cili besohet se është njeriu i dytë më i fuqishëm në këtë vend.
“Ne jemi gati për të goditur me armë nukleare me metodën tonë, kundër çdo sulmi që mund të jetë i drejtuar nga ne”, ka shtuar ai.