Home KRYESORE Çfarë ndodhi në 90 minutat e takimit Rama-Meta? Ja ku nuk ranë...

Çfarë ndodhi në 90 minutat e takimit Rama-Meta? Ja ku nuk ranë dakord:

Ditën e djeshme kryeministri Rama u takua me kreun e Kuvendit, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me koalicionin mes ty partive që drejtojnë.

“Panorama” mëson detaje të rëndësishme nga ky takim dhe kështu, burimet e gazetës brenda mbledhjes thonë se Rama kërkoi nga Meta që të firmoset marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes PS-së dhe LSI-së.

Mirëpo Meta dha dakordësinë vetëm në parim dhe ka insistuar që kryeministri të bëjë të gjitha përpjekjet që opozita të hyjë në zgjedhje për të dhënë firmën përfundimtarë për koalicionin.

Pra i gjithë takimi është mbyllur pa marrëveshje dhe vendimi më i rëndësishëm pritet të merret jo më larg se më 19 prill, shkruan “Panorama”.

Po kështu, ne lidhje me krizen politike, Meta ka propozuar qe si ndërmjetësues mes palëve te jene përfaqësues te PPE-ve, pra Partive Popullore Europiane, qe janë parti te djathta.

Share: