Home KRYESORE Debati për filmat e komunizmit/KADARE KA ÇFARË TË NDALOJË

Debati për filmat e komunizmit/KADARE KA ÇFARË TË NDALOJË

Nga Kolec Traboini

Kadare duhet të dijë një gjë, kineastët e Kinostudios, flas për krijuesit pothuaj 90 përqind nuk kanë qenë komunist. Ti Kadare ke qenë. Ke qenë ingranazhi më i verbër i komunizmit. Madje i vaisur mirë. Edhe deputet pagojc ke qenë. E di mirë ti se ndalimi është tipar i diktatures. E megjithatë kerkon të ndalosh.

E po mirë atëhere Ndalo së pari librin tend për Enver Hoxhen që ka qenë një këllirë servile ( ku tallesh mizorisht me klasat e permbysura), pastaj i ndalojmë fshataret e punëtoret skematik nëper filma. Të mjeret njërëz që para se kinematografia letersia i përdorte si kukulla…

Hidh poshtë vepren skematike ideologjike komuniste për ca Dasma me ca montatore e personazhe si Soda kaostike apo malësorë fanatikë reaksionarë, atë Nëntorin 44 ku i ngrije hymne një katili si Mehmet Shehu dhe glorifikoje pushkatimin e Nebil Çikes. Që në atë kohë e kemi ditur. Është bërë film Radiostacioni.

Apo të ndalojmë dhe Ballë për ballë mbeshtetur në vepren tende për Enver Hoxhën. Një shkrimtar i madh si ti nuk bën të flasë me berihaj si turmat me shpirt shkatrrues. Kinematografia nuk duhet të pësojë fatin e fabrikave dhe uzinave por të ruhet e klasifikohet dhe për aq sa ka vlera që i rezistojnë kohes edhe të ekspozohen.Se ka filma të mrekullueshem që kanë krijuar kinematografike shqiptare që mjerisht nuk vazhdon. Nuk e kuptoj mllefin tend ndaj filmit shqiptar.

Gjithësesi e mira është që ish komunistët të mos na tregohen më katolik se Papa. Se nuk i beson njeri, madje as vetë nuk e besojnë atë çfarë thonë.

Po të thoshte Kasëm Trebeshina për ndalimin e të gjithë filmave do ta besoja. Po ata që rrinin në Kuvend Popullor të diktaturës pranë Nexhmije Hoxhës e i priste Enveri në shtëpi, nuk i besoj. Megjithë deshiren e mirë që kam për ti besuar.

Në këto kohë të marra është më aktuale se kurrë thënia biblike, Fali Zot turmat se nuk e dinë çfarë bëjnë.

Koha, që është e pagabueshme, është çensori më i mirë e jo njerëzit.

Kolec P. Traboindi
10 prill 2017

Shtesë në komente:

Filmat shqiptar kane marre pjesë në festivale në Itali e kanë marrë çimime nga kapitalistët. Tani këta nisiatoret e çensurës do ti quajnë edhe ata komunistë….Ore që të jeni të qartë, profesionalisht disa filma shqiptarë janë antologjikë. Le të flasë Abaz Hoxha për këtë se po e kthejmë artin si diskutim tifozash në stadium. Diskutimi i një filmi do dhe njohje sepse është sintezë artesh e jo një penë që shkruante për Shqiponja që fluturon lart kur shqiptari gdhihej e ngrysej dhe vdiste baltrave.

Ajo për të cilen flisni, regjisorja e Hitlerit, nuk është ndaluar. Është e lirë, kerkoni në internet emrin e saj, kerkoni në bibliteka dhe filmateka, edhe unë i kam parë pjesërisht filmat e saj. Madje nuk është ndaluar as vepra e Hitlerit, Lufta ime, dhe as pikturat gjithashtu.Së fundi një pikturë e Hitlerit u shit në ankand 25 mijë euro. Ne kemi mendesi anadollake osmane, mendesi shpellash, shkatrrimi dhe jo ruajtje e seleksionimi.

Në Shqipëri qarkullon libri i Hitlerit, si nuk tha Kadare një fjalë të ndalohet. As ti që po flet e buçet për ndalimin e filmave. Më vjen keq por nuk kanë lidhje me demokracinë ndalimet e artit. Ato janë komuniste dhe fashiste. Prandaj mos sillni fakte te paverteta për të mbrojt një kauzë të shtrember.

DIMRI I MADH ai liber laperdhar eshtë më i dëmshem se tëre filmat e Kinostudios me ca komisar që flasin si në teatrin e kukllave dhe bëhen qesharakë Dimri i madh ishte ideologjia e Enver Hoxhes në letersi.Të ndalohet meqe kerkoni të ndaloni. Apo hipokrizia komuniste vazhdon.

Share: