Home KRYESORE Depresioni, sëmundja që shkakton vetëvrasjet tek shqiptarët

Depresioni, sëmundja që shkakton vetëvrasjet tek shqiptarët

Depresioni është një sëmundje e përhapur në shoqërinë shqiptare, dhe shkaktare e shumë vetëvrasjeve.

Një e katërta e të moshuarve shqiptarë vuajnë nga depresioni, por situata është më alarmante tek të rinjtë e moshës 15 deri 30 vjeç. Kjo sëmundje dyshohet se është një nga shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve.

Në ditën botërorë të shëndetit, ku në fokus të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është depresioni, sipas specialistëve, femrat janë më të prekurat.

Mjekët shprehen se problemi kryesor i njerëzve të prekur nga depresioni, është fshehja e tij për shkak të turpit nga shoqëria, por që në raste të tilla mund të ketë edhe rezultate fatale.

Mjeket bëjnë apel per personat qe kane shenjat e depresionit t’i drejtohen specialistit. Ndërsa farmacitë te mos lëshojnë qetësues pa recete, pasi kategoria e prekur ka krijuar varësi prej tyre, shkruan vizion+.

Pagjumësia e zgjatur, lodhja, shpërqendrimi, stresi dhe ankthi janë disa nga shenjat e depresionit. Mos kurimi i tij çon ne rendimin e shëndetit mendor, deri në vetëvrasje. /LAPSI.AL/

Share: