Home KRYESORE Dëshmia e ish të dashurës shqiptare burgos përjetë biznesmenin italian

Dëshmia e ish të dashurës shqiptare burgos përjetë biznesmenin italian

Dëshmia e ish të dashurës shqiptare së biznesmenit Sandro Tromboni, ka “siguruar” dënimin me burgim të përjetshëm për sipërmarrësin 44-vjeçar që vrau të vëllanë e ttij.

Shqiptarja deklaroi se më 22 Mars 2015, dy ditë pas vrasjes së Luca Trombonit, Sandro i kishte treguar se vëllai i tij, Luca ishte vrarë me 3 të shtëna pistolete kur askush nuk e dinte me siguri, pasi edhe rezultatet e autopsisë dolën 3 ditë më pas.

Luca Tromboni ishte larguar nga biznesi i familjes, duke ia lënë drejtimin vëllait të vogël Sandro, i cili për një kohë të shkurtër ka grumbulluar borxhe prej rreth 800.000 euro, raporton “La Republica”.

Sipas akuzës së ngritur nga prokuroria, motivi i vrasjes lidhet pikërisht me këto probleme në menaxhimin e kompanisë që prodhonte vida e bulona.

Vrasja ka ndodhur në Mars 2015, në kompaninë e familjes “Tromboni srl”, në Rozzano, komunë në periferi të Milanos.

Sandro Tromboni u arrestua në Mars të vitit 2016. /LAPSI.AL/

Share: