Home KRYESORE Erdogan: Europa po shkatërrohet

Erdogan: Europa po shkatërrohet

Evropa është “kontinent i shkatërruar dhe qendër nazizmi”, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

“Evropa nuk ka asgjë më shumë për të thënë, jo për ni, por për askënd tjetër. Ajo që po shohim është një kontinent i shkatërruar. Partitë raciste janë të drejtuar nga liderët dhe qeveritë evropiane. Evropa nuk është qendër e demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe lirisë, por e represionit dhunës dhe nazizmit”, ka thënë Erdogan.

Disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermania, Holanda dhe Austria kanë ndaluar tubimet mbështetëse për referendum më 16 prill, Erdogan që atëherë ka sulmuar në mënyrë të përseritur evropianët, duke i quajtur nazistë dhe fashistë.

Analistët vlerësojnë se Erdogani këtë po e bënë që të ndikojë te nacionalistët turq, të cilët janë edhe vendimtarët në referendumin për ndryshimin e kushtetutës, i cili pritet të zgjeroj kompetencat e Erdoganiit.

Analistët kanë thënë se përkundër gjithë kësaj që po bën Erdogan nuk dihet se çfarë rezultati do të ketë referendumi në fund, shkruan AFP.

Share: