Home KRYESORE Edmond Panariti kandidat për President? Flet ministri: Jam i nderuar

Edmond Panariti kandidat për President? Flet ministri: Jam i nderuar

Edmond Panariti i LSI mund të jetë njëri prej kandidatëve për President të Republikës.

I ftuar në studion e News24, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi se kjo tezë ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit.

Panariti u shpreh i nderuar që ai konsiderohet si kandidat potencial për postin e kreut të shtetit.

“Ka disa emra që qarkullojnë këto ditë si kandidat potencial për president. Ajo që është më e rëndësishme, mendoj se Presidenti duhet të jetë autoritet moral, të gëzojë respekt. Prandaj përzgjedhja e presidentit është një proces konsensual. Gjithkush duhet të jetë i nderuar që mund të merret në konsideratë kandidatura e tij për atë post”, tha Panariti.

Megjithatë, ai insistoi se Presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë që të zgjidhet me konsensusin e të gjitha partive politike.

“Presidenti duhet të jetë një figurë tërësisht e pranuar, jo e kontestuar. Marrja e opinionit të opozitës do të ishte e dëshirueshme”, deklaroi ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Share: