Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë publike numrin e kandidatëve që kanë plotësuar dhe nuk kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e reformës në drejtësi.
Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se janë 84 kandidatë që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve e të Vettingut si dhe 109 kandidatë të tjerë që nuk i kanë plotësuar kriteret.
“Listat e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret formale dhe të atyre kandidatëve që nuk i kanë plotësuar kriteret formale do t’i gjeni shumë shpejt në faqen tonë zyrtare: avokatipopullit.gov.al. Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale”, tha Totozani.
Pas kryerjes së procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri të ditur në një deklaratë për mediat se po punon për të rishikuar të gjitha dosjet e aplikantëve në mënyrë që Kuvendi të nisë punën me shqyrtimin e kandidaturave.
Listat e kandidateve qe plotesojne kriteret formale dhe te kandidateve qe nuk plotesojne kriteret formale per institucionet e vleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise i gjeni ne faqen zyrtare te institucionit avokatipopullit.gov.al ne linkun: http://www.avokatipopullit.
Java News: Ja lista e emrave që i plotësojnë kushtet:
Më poshtë keni listën e emrave që nuk i plotësojnë kushtet: