Home KRYESORE Erdogan nuk humbet kohë, propozon kthimin e dënimit me vdekje

Erdogan nuk humbet kohë, propozon kthimin e dënimit me vdekje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se nuk ka dëshirë të humbasë kohë. Menjëherë pas shpalljes së fitores, edhe pse pa dalë rezultatet zyrtare të referendumit, por që në numerimin e 99% te votave ai ka fituar ngushte, Erdogan thotë se tani do të diskutojë çështjen e rivendosjes së dënimit me vdekje.

Ai tha se kete do te nise ta diskutoje me kryeministrin dhe liderin e një partie nacionaliste opozitare, shkruan “The Guardian”. Presidenti tha se ai do ta konsideronte edhe thirrjen e një referendumi mbi këtë çështje nëse është e nevojshme.

Share: