Marrëdhëniet mes PS dhe LSI po njohin raportet e tyra më të vështira që nga 1 Prilli i 2013, pas vendimeve te kryesisë së LSI të hënën dhe deklaratave të Ilir Metës në konferencë shtypi, ku ai foli për një Qeveri Besimi dhe i quajti zgjedhjet pa opozitën një farsë elektorale.
Tensioni është rritur edhe në shkëmbimet e akuzave midis palëve në rrjete sociale apo studio televizive, por duket se PS dhe LSI e kanë një pikë komunikimi. Ilir Meta, kreu i LSI është fotografuar (fotoja bashkëngjitur) duke darkuar në ambientet e Ora News të enjten në mbrëmje, pas pranisë në emisionin Arena të gazetarit Dritan Hila, së bashku me gazetarin mik, më pronarin e Televizionit, Ylli Ndroqi, ndihmësin e tij, Lorenc Vangjeli dhe në mënyrë befasuese edhe në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e pranisë së Veliajt në tavolinë, por me siguri ai ka qenë i ftuar nga pritësit e darkës. Zëra të pakonfirmuar kanë shtuar se në darkë është ftuar edhe Kryeministri Rama që sapo kishte mbaruar intervistën në emisionit “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, por ai nuk i është bashkuar tavolinës. Burime pranë Kreut të Kuvendit e përgënjeshtruan lajmin se edhe Kryeministri ishte ftuar, por nuk e komentuan praninë e Veliajt.
Nuk dihet se për cfarë është biseduar, por dihet se raportet mes Veliajt dhe Metës kanë qenë gjithnjë të mira në vitet e fundit. Nuk ëhstë cudi që Veliaj po vijon të ruajë rolin e ndërmjetësit për një pajtim mes kreut të LSI dhe atij të PS. Aq më tepër që tani jemi vetëm 48 orë përpara mbarimit të afatit të regjistrimit të partive për në zgjedhje./Opinion/