Në listën e deputetëve të PS-së ajo që bie në sy është një emër shumë i lakuar për ngjarjen e 21 janarit e vitit 2011 kur nga plumbat e Gardës së Republikës, u vranë katër protestues socialistë në mes të bulevardit përballë kryeministrisë e ku Agron Malaj ishte pjesë e grupit të zjarrit.
Ja listat paraprake të kandidatëve të PS në Qarqe. Agron Malaj është i dyti në listë për qarkun e Dibrës.
QARKU DIBER:
Ilir Beqja
Agron Malaj (Ish-gardist)
Gazmend Kenga
Alma Selami
“Grupi i zjarrit” i Gardës së Republikës në 21 janar përbëhej nga gardistët Fatos Skeja, Agron Malaj, Ilir Duraku, Marjan Prendi, Bashkim Boletini, Spartak Zilja dhe Meleq Zaimi/opinion.al