Home KRYESORE Grabitje kompanisë 24 mijë euro në autostradën Tiranë-Durrës

Grabitje kompanisë 24 mijë euro në autostradën Tiranë-Durrës

Një bandë grabitësish ka arritur të vjedhë një sasi të konsiderueshme parash në një kompani që i ka zyrat në kilometrin e pestë të autostradës Durrës-Tiranë.

Policia bën me dije se janë vjedhur para në valutë të huaj dhe shqiptare, rreth 17 mijë euro dhe 10 milionë lekë si dhe një automjet që ishte i parkuar në ambientet e firmës.

Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani nuk ka asnjë arrestim.

Firma në fjalë është e specializuar në prodhimin e materialeve të ndërtimit./lapsi.al

Share: