Home KRYESORE Horoskopi, 13 prill 2017

Horoskopi, 13 prill 2017

Dashi

Parashikohen zhvillime interesante në drejtim të punës. Mundësi të mira për të përmirësuar raportet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme në mbrëmje.

Demi

Nga ana profesionale jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shumë në dorë të bëjnë për ju. Afërdita pozitive në shenjë “gudulis” jo pak erosin tuaj.

Binjakët

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më interesante në fushën sentimentale. Kujdes, sepse mund të ndodheni para të papriturash.

Gaforrja

Tani duket se tensionet e ditëve të fundit janë fashitur ndjeshëm, e kjo për pasojë të hyrjes në shenjë të Afërditës, e cila bën gjithashtu që raportet me njeriun e zemrës të jenë perfekte.

Luani

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni një nervozizëm në rritje dhe mund të acaroheni për hiçgjë, por kjo gjendje nuk do të ndikojë aspak në programin tuaj të ditës dhe projektet e ardhshme.

Virgjëresha

Hëna në pozicionin aktual do të jetë mjaft pozitive gjatë ditës së sotme. Në planin afektiv do të jeni të favorizuar, ndërsa një njohje e re mund të bëjë t’ju hapet një perspektivë.

Peshorja

Do të guxoni të hidhni një hap, por do të nxirrni një shumë parash për të arritur një pikësynim të rëndësishëm. Jeta në çift është mjaft intensive, ndonëse nuk mungojnë mosmarrëveshjet.

Akrepi

Është ditë e mirë në planin profesional, edhe pse një projekt i juaji ndoshta ka nevojë për t’u modifikuar, ose për t’u shtyrë për një herë tjetër. Kujdes nga ata që ju bëjnë lajka.

Shigjetari

Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, por edhe fleksibël në raportet me kolegët në punë, në mënyrë që të evitoni debatet, të cilat mundtë kthehen në sherre. Mjaft interesant erosi.

Bricjapi

Hëna është në një orbitë shumë të favorshme për ju, duke iu imponuar ritme të tilla që vetëm ju mund t’i përballoni, duke i lënë kështu prapa kundërshtarët tuaj. Kujdes me shpenzimet.

Ujori

Mundohuni të evitoni “përplasjet” me njerëzit që ju rrethojnë, sepse sot jeni gati të “kapeni” edhe për gjënë më të vogël. Më pak shpenzime pa vend do të thotë më shumë para të kursyera.

Peshqit

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, ju jep energji, ritëm, reflekse të shpejta dhe komunikim. Do të jeni të aftë të përpunoni projekte dhe t’i pasuroni me ide të reja dhe brilante.

Share: