Home KRYESORE Horoskopi, 21 prill 2017

Horoskopi, 21 prill 2017

Dashi

Janë përsëri një numër planetësh që nxitojnë të “parakalojnë” në shenjën tuaj, duke ju sjellë edhe juve stimujt që ju mungonin për të përshpejtuar në punë. Interesante fusha sentimentale.

Demi

Sot mund të jetë një nga ato ditët “jo”, që askush nuk dëshiron t’i kujtojë, prandaj mos u çuditni nëse gjërat nuk ecin si dëshironi. Sidoqoftë, keni Hënën “balsamin” më të mirë.

Binjakët

Me gjithë “kapriçot” e papritura të Marsit, është ylli juaj Mërkuri, ai që rivendos ekuilibrat e nevojshme. Nga ana tjetër, Hëna dhe Afërdita “sponsorizojnë” jetën tuaj sentimentale.

Gaforrja

Deri tani e keni pasur vërtet të vështirë dhe iu është dashur të djersitni shumë për të arritur objektivat, por sot do ta keni më të lehtë, pasi me Mërkurin keni një aleat më shumë.

Luani

Klima yjore bëhet gjithnjë e më e ngrohtë, e kjo do të bëjë që më në fund të shkrijnë akujt në raportet me një njeri shumë të rëndësishëm për ju. Duhet t’i kushtoni vëmendje më shumë shëndetit.

Virgjëresha

“Pesha e rëndë” e Marsit dhe e Saturnit në shenjë do të reflektohet shumë gjatë ditës së sotme, në të cilën do të jeni të plogët dhe me pak dëshirë për të punuar. Të turbulluar jeni edhe në ide.

Peshorja

Me gjithë pozicion e papërshtatshëm të Mërkurit, që në kontrast me Afërditën mund t’ju sjellë ndonjë pengesë, asgjë nuk e pengon ndikimin shtytës të Marsit. Dikush interesohet për ju.

Akrepi

Është një periudhë disi e veçantë për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi karakterizohet nga një lëvizje e vazhdueshme e planetëve në orbitë, të cilët bëjnë të jeni edhe ju të paqëndrueshëm.

Shigjetari

Në përgjithësi dita për ju sot është pozitive dhe Mërkuri në një orbitë më se të favorshme, shenjë që sjell në rritje pozitivitetin. Hyrja e hënës në shenjë sikur ju shkund në aspektin sentimental.

Bricjapi

Edhe për ju, një aleat si Mërkuri në shenjë do të thotë shumë, pasi në shumë fusha do të jetë prania e tij që do t’jua lehtësojë së tepërmi punën. Raporte të turbullta me partnerin.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje sot mund të jenë vërtet të privilegjuar, sepse nuk ndodh gjithmonë që Afërdita, Marsi, Jupiteri dhe Urani të jenë kaq “dashamirës” . Mjaft interesant edhe erosi.

Peshqit

Më në fund efekti Mërkur në shenjë do të ndjehet plotësisht sot, me ritmin frenetik që do të keni gjatë gjithë ditës. Mundohuni të jeni konstruktivë në një debat dhe mos u tregoni egoistë.

Share: