Kanë dalë në dritë fotot e njërit prej personave që rrahën gazetarin Elvi Fundo disa javë më parë.
Ngjarja ndodhi më 8 mars, rreth orës 10:40 të paradites, kur autori shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Duke publikuar këto foto është kërkuar edhe njëherë ndihma e qytetarëve për identifikimin e tij.
Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134, si dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion.
Nga ana tjetër, vetë gazetari dhe portali Citynews që ai menaxhon ka ofruar edhe 5 milionë lekë të tjera për identifikimin e autorit.
Vetë gazetari në Facebook shkruan:
“Ky është agresori kryesor. Policia ka vënë 5 milionë për identifikim. 5 milionë të tjera nga Citynews.
Ju kërkoj miqësisht t’i shpërndajmë sa më shumë këto foto deri në identifikimin dhe arrestimin e agresorëve”.