Aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit janë intensifikuar kohët e fundit, kjo bëri që dje të takohen dy liderët, Ahemti dhe Zaev.
Mbas takimit të djeshëm që patën të dy liderët e koalicionit të ri, sot parashikohet një tjetër takim rreth orës 12:00, gjithmonë në ambientet e Kuvendit.
Ahemti i ka garantuar Zaevit mbështetje të plotë ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës, gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Publikisht dy partitë, deklaruan se do të veprojnë si shumë e koordinuar kurse zgjidhja mund të pritet të arrihet edhe sot.