Home KRYESORE Kur portreti yt,unifikohet me politikanin

Kur portreti yt,unifikohet me politikanin

Nga Xhoi Jakaj, Pedagoge

Ne shqiptarët jemi shumë kërkues ndaj vetes,dhe aspak kërkues ndaj politikës, konsumojmë politikë e adhurojme politikanët diktator dhe, modelin e pasurimit tyre, Nuk promovojme lidera te ndershëm e drejtues te pakorruptuar, pranojme te shkojme tufe në votime dhe nuk jemi perzgjedhes…!

Pasojat janë te dukshme,sepse jemi nder vendet me varfëri me të theksuar në bote,si dhe me probleme, sociale,kulturore,e integrimi, mjaft te klikosh ne rrjetet sociale këto ditë fushate e shikon njerez qe veshin fytyren, integritetin e personalitetin e atij/asaj me portretin e liderit të partisë, kjo është sa për të qeshur, aq edhe per te qarë, jam dakord që mund te kesh idetë e tua e të përkrahësh një parti politike, mund të jesh edhe pragmatistë për shkak të një vendi pune apo ruajtjes së tij, por kurrsesi nuk jam dakord që personalitetin e portretin tuaj ta unifikosh më atë të politikanit e ti falësh totalisht dinjitetin tend.

Share: