Home KRYESORE Luan Rama komenton deklaratat e ministrit Gabriel: Njëanshmëria nuk ndihmon

Luan Rama komenton deklaratat e ministrit Gabriel: Njëanshmëria nuk ndihmon

Në konferencën për shtyp, Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së u pyet lidhur edhe me deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili i bëri thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin e parlamentit

“Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë dhe të balancuar dhe konstruktive. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu. Problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve dhe zgjidhja duhet të vijë nga dominimi i arsyes dhe i vetëdijes se interesat e vendit janë prioritare dhe për tiu shmangur marrëzisë.

Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë, por dhe për tërë procesin marrëzitë politike ka ardhur koha e përgjegjësisë politike”, deklaroi nënkryetari i LSI-së./360grade.al/

Share: