Deputeti Ben Blushi propozoi sot një mocion votëbesimi për qeverinë Rama. Ai i bëri thirrje me emër drejpërdrejt Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.
Ja edhe përgjigja e Bashës:
“Beni sot na bëri një ofertë. Shpresoj ti qendrojë deri në darkë se zakonisht i ndryshon fjalët. Por gjithsesi unë i them se kjo ofertë është e papranueshme. Ne duam gjithëpërfshirje dhe jo përjashtime. Ne nuk duam ta përjashtojmë PS nga qeveria teknike”, tha Basha nga çadra e opozitës fare prane zyres se kryeministrit.
Sipas tij, kryesore është për PD që qytetarët të votojnë të lirë. “Ndaj ne i kemi drejtuar ftesë çdo formacioni për një qeveri me mandat të paracaktuar. Koha për ta zgjidhur këtë me dialog është drejt mbarimit, por më mirë vonë se kurrë. Çdo minutë reflektimi është i mirëpritur”, deklaroi kreu i opozitës.