Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ndodhet në Moskë, në vizitën e parë zyrtare. Gjatë ditës së sotme Mogherini u takua me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov,ku kanë diskutuar për Ukrainën,Sirinë,Libinë,Iranin dhe marrëdhëniet dypalëshe Rusi BE.
Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, Mogherini tha se BE kërkon lidhje më të mira me Rusinë, por nuk mund të pretendoje se Moska nuk e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës dhe se sanksionet kundër saj do të mbeten në fuqi, raporton REL.
Vendet perëndimore kanë sanksionuar Rusinë,pasi kjo e fundit ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës.
Udhëheqësit e vendeve të BE kanë shprehur shqetësime edhe për ndërhyrjen e dështuar të Rusisë në zgjedhjet kombëtare. BE dhe Moska janë në mosmarrëveshje të thella për shkak të mbështetjes që i jep Kremlini presidentit sirian, Bashar al Assad, në luftën e tij kundër rebeleve antiqeveritarë.
Ndërkohë e pyetur për persekutimin e dyshuar të homoseksualëve, Mogherini tha se Qeveria e Rusisë është përgjegjëse për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë
edhe këtë komunitet./Shqiptarja.com