Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij tek çadra e lirisë paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet në rrugën e saj. Ai ju përgjigj dhe kërkesë së Ben Blushit për mocion ndaj Ramës si kryeministër, duke theksuar se objektivi i Partisë Demokratike nuk është largimi i PS, por krijimi i një qeverie teknike dhe gjithëpërfshirëse sëbashku me PS.
“Nuk duam përjashtimin e PS, ajo është pjesë e politikës shqiptare dhe duhet pjesë e vendimarrjes për krijimin e qeverisë teknike. Përmes këtij mocioni ne largojmë PS nga vendimarrja që i takon. Ne duam qeveri teknike për shqiptarët”, tha Basha. Duke folur për aksionin opozitarë, Basha paralajmëroi Ramën se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe kavajë është beteja e parë ku do dëshmohet kjo.
“Nuk ka dhe nuk do ketë zgjedhje dhe votime pa opozitën. Armata popullore është gati. Fushë beteja e parë është Kavaja dhe maratonomakët e lirisë janë gati ta fitojnë këtë betejë për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha./360grade.al/